Nëse keni shqetësime nga dhimbjet e kokës apo shpinës, nuk është e thënë që direkt të pini tableta. Për eliminimin e dhimbjeve të lehta, ekspertët e mjekësisë alternative, rekomandojnë përdorimin e ushqimeve që mund t´ju lehtësojnë këto simptoma.
Fletët e lakrës së freskët janë “preparat” natyral kundër dhimbjes së kokës.
Vendosni disa fletë lakre në mikrovalë për t’u zbutur, pastaj me to fërkoni kokën tri herë në ditë, derisa të kalojë dhimbja e kokës.
Në rast se digjeni, mund të vendosni patate, e cila do t´ju lehtësojë dhimbjen. Por, edhe qumështi i ftohtë, gjithashtu parandalon formimin e flluskave në lëkurë, në rast djegiesh.
Po aq efektiv është vaji i lirit, mjafton të lyeni vendin e djegur me të.
Tërshëra ndihmon në rast të inflamacionit të kyçeve. Nëse keni probleme të tilla atëherë mund të vendosni tërshërë të zier, e cila duhet të jetë e nxehtë. Këtë mund ta bëni 3-4 herë në ditë. Por gjithashtu me tërshërë mund të përgatisni një çaj që sërisht do t´ju lehtësojë dhimbjet. /tesheshi.com/