Mësohet se dy avionë e kanë patur të pamundur sot që të bëjnë ulje normale në aeroportin e Prishtinës, për shkak të mjegullës së dendur, e cila e ka pamundësuar shikimin nga ana e politëve respektivë.
Siç kanë njoftuar autoritetet e pistës “Adem Jashari”, ata janë detyruar që të rrijnë për një kohë në ajër deri në mundësimin për t’ulur.
Gjithashtu, edhe në tokë situata ka devijuar nga ritmi normal për shkak po ashtu të mjegullës, duke detyruar shtyrjen e disa fluturimeve. /tesheshi.com/