Rreth 11 persona janë helmuar në mesditën e sotme, në një restorant të ushqimeve të shpejta në qytetin e Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar zyra për informim e policisë, e cila bëri të ditur se të helmuarit ku përfshihen dhe nxënës të moshës 15 vjeçare, janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Policia për “Klan Kosova” ka bërë të ditur se është marrë në pyteje pronari i restorantit ku janë ushqyer të rinjtë, të cilët kanë pësuar helmime, ndërsa rreth këtij rasti po heton prokuroria.
Të helmuarit i takojnë moshës 15 deri 23 vjeç. /tesheshi.com/