Kryetari i rizgjedhur i Mitrovicë së Veriut nuk ka arritur ta bëjë betimin në orën 12:44 minuta ashtu siç kishte planifikuar bashkë tetë kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lista Serbe. Këtë dakordim e prishën me qëllim dy asamblistët shqiptarë që janë pakicë në këtë komunë.
Ata u vonuan 2 minuta dhe nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të nis me seancën solemne dhe për të dhënë betimin.
Betimi i kryetarit të rizgjedhur të kësaj komune Goran Rakiq dhe 18 asamblistëve të tjerë u bë në sallën e një ish fabrike aty ku janë mbajtur edhe në mandatin paraprak, pa asnjë simbol të shtetit të Kosovës.
Pas betimit bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale Rakiq tha se do të punoj pa dallime për një jetë më të mirë të qytetarëve të kësaj pjese. /tesheshi.com/