Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Mitrovica e re” e Kadri Veselit: opozita lokale ia “hedh surratit”!

by te Sheshi
14/08/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
“Mitrovica e re” e Kadri Veselit: opozita lokale ia “hedh surratit”!

Nga Blendi Gashi

Ndërsa ditëve të fundit ideja e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve ka ngjallur reagime dhe frikë nga opozita por jo vetëm për ndarjen e Veriut të Kosovës, kryetari i PDK-së, njëherit kryekuvendari Kadri Veseli ka befasuar të gjithë me bërjen publike të një projekti, siç thotë ai, për zhvillimin e Mitrovicës, i cili pritet të dalë si propozim në seancën e parë të sesionin vjeshtor të Asamblesë komunale.

Lideri i PDK-së, siç mëson Radio Televizioni Publik i Kosovës, ka ideuar një plan për investime të mëdha në Mitrovicë – të cilat do të shtrihen në të dyja anët e lumit Ibër.

Ky plan parasheh renovimin e tërësishëm të stadiumit “Adem Jashari”, zgjerimin e parkingut të tij, ndërtimin e një Aqua-Parku përreth kësaj hapësire, si dhe ndërtimin e objekteve kolektive të banimit përreth Liqenit Artificial.

Por, pjesa më ambicioze e këtij plani të ideuar nga Veseli – kalon përtej Lumit Ibër, i cili mund të nxisë reagime nga Serbia. Në fshatrat Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc, përskaj Lumit Ibër, por edhe në thellësi të tyre, parashihet të ndërtohen objekte të larta banimi, nga 3 deri në 7 kate.

Gjithashtu, në këtë hapësirë, pritet të ndërtohen edhe shkolla, terren sportive dhe qendra mjekësore. Projekti parasheh edhe rregullimin e shtratit të Lumit Ibër dhe hapësirës për këmbësorë dhe biçikleta. Në njërën anë, ky projekt shtrihet nga Mitrovica – te Mëhalla e Boshnjakëve e Zveçan, dhe në anën tjetër vazhdon deri në Zupç e Koshtovë.

Në mënyrë që ky plan të realizohet, e gjithë zona duhet të shpallet Zonë për Ndërtim të Lartë.

E konfirmon PDK e Mitrovicës planin e Veselit…

Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së në Mitrovicës, Donjet Bislimi ka konfirmuar propozimin e Veselit për investime në Mitrovicës, dhe sipas tij ky projekt do të për diskutim në Kuvendin komunal të këtij qyteti më 31 gusht.

Bislimi është shprehur optimist se të gjitha subjektet politike në Mitrovicë, pozitë e opozitë, do ta përkrahin këtë ide të Veselit, në mënyrë që ky projekt të jetësohet në të dy anët e lumit Ibër.

“Projekt joserioz, vetëm për përfitim politik”

Por kundërshtarët e akuzojnë Veselin se po mundohet të përfitojë politikisht, ndërsa projektin e quajnë jo serioz.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri bën fajtor Veselin për gjendjen aktuale në Veri, për çka thotë se kreu i PDK-së fillimisht duhet ta publikojë planin se si e ka ndarë Mitrovicën.

“Unë projektin për zhvillimin e Mitrovicës përgjatë dy anëve të lumit Ibër e kam nisur qysh në mandatin e kaluar dhe i cili po jetësohet për çdo ditë. Të dy pjesët e lumit Ibër, veri dhe jug, janë shndërruar në aktraksion turistik, por investimet nuk kanë mbetur vetëm aty, pasi që ato po kryhet edhe në pjesët e tjera të qytetit. Kadri Veseli së pari e ka për obligim ta publikojë projektin se si e ka ndarë Mitrovicën, sepse për zhvillim dhe bashkim të qytetit tash flas unë, për shkak se qytetarët ma kanë besuar detyrën e kryetarit të komunës. Duke e parë se për çdo ditë partia e tij po fundoset, ai po dëshiron që sa më shpejt ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për çka edhe po bën veprime të tilla të kota”, ka thënë Bahtiri për mediat lokale të Mitrovicës.

Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, njëherit kryetar i Degës së Vetëvendosjes në këtë qytet, thotë se partia e tij nuk voton projekte fantome dhe se për të hyrë si pikë e rendit të ditës në asamble duhet të ketë material.

Ai e quan jo serioz projektin e Veselit, për më tepër tallje me qytetarët e Mitrovicës.

“Ky më së paku është projekt. Më shumë ngjan me një punim të një 8 vjeçari. Kjo nuk mund as të diskutohet në Kuvend sepse për ndërtimet e cekura nuk ekziston as plani urbanistik e as hartat zonale. Për më tepër shkaku i tij na akoma kemi probleme me vijën administrative ndërkomunale. Një pjesë e madhe e projektit të tij janë punët e përfunduara apo në përfundim e sipër siq janë renovimi i stadiumit, liqeni artificial, vazhdimi i shëtitores pran Ibrit deri te liqeni e deri tek investimi privat i kompleksit të pishinave. Pra bëhet fjalë për një material amator propagandistik për dy qëllime: fushatë e lirë parazgjedhore dhe tërheqja e vëmendjes nga zbatimi i mundshëm i ‘Zajednicës’ apo ‘korrigjimit’ të kufijve”, thotë Mujka për tesheshi.com.

Safet Kamberi, kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë, nuk tregon qartë nëse partia e tij do e votojë propozimin e Veselit, por shprehet se assesi nuk do bëhen pjesë e garave politike mes njerëzve të caktuar.

“Secili qytetar i Mitrovicës ka të drejtë të jep propozime, ide për realizimin e ndonjë projekti në komunën tonë. LDK do të jep kontributin e saj nëpërmjet grupit parlamentar në Kuvendin e Mitrovicës çdo herë kur është në pyetje interesi qytetar, mirëpo asnjëherë nuk do të jetë pjesë e garave politike në kurriz të qytetarëve të saj siç janë këto deklaratat e fundit qoftë nga Agim Bahtiri  apo Kadri Veseli. LDK do të jetë çdo herë praktike në kontributin e saj në Kuvend me analiza profesionale nga ekspertët e fushave, dhe do të jemi të vendosur në respektimin e planeve rregullative dhe urbane të Mitrovicës”, thotë Kamberi për tesheshi.com.

Analisti politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu nuk e vlerëson si projekt të mirë, ndërsa shton se Veseli dëshiron të përçojë mesazhin se qyteti s’do ndahet.

“Është një porosi që nuk do të ketë ndarje edhe pse projekti nuk është aspak i mirë pasi që shkatërron edhe atë pak oazë të gjelbër që ka ngelë në Mitrovicë. Nuk e di a kalon apo jo, pasi asambleja komunale zakonisht voton projekte të këqija e asnjëherë të mira. I vetmi projekt me vend që është realizuar në këto 20 vite është një urë mbi lumin Lishtë e cila tashmë quhet jozyrtarisht Ura e Kadrisë (Veselit)”, shprehet Spahiu për tesheshi.com.

I pyetur se a pret të realizohet ky projekt, Spahiu shprehet se “projektet e këqija zakonisht realizohen, kurse të mirat mbesin në letër”. /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Politikë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Next Post
Lavrov në Ankara: ja plani për t’u liruar nga bllokada amerikane

Lavrov në Ankara: ja plani për t’u liruar nga bllokada amerikane

Shembja e urës në Genoa, 35 viktima dhe kamioni buzë vdekjes i shndërruar në “lajm” (video)

Shembja e urës në Genoa, 35 viktima dhe kamioni buzë vdekjes i shndërruar në “lajm” (video)

“Morandi” tragjik: historia e një ure që dashurohej nga 5 Yjet

“Morandi” tragjik: historia e një ure që dashurohej nga 5 Yjet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni