Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mitrovica 8 vjet më parë: 2 të vdekur, 100 të plagosur dhe një qytet që mbeti pa gjykatë e prokurori

by te Sheshi
18/03/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Mitrovica 8 vjet më parë: 2 të vdekur, 100 të plagosur dhe një qytet që mbeti pa gjykatë e prokurori

Nga Musa Mustafa

8 vjet më parë, më 17 mars 2008, në veri të Mitrovicës, do të regjistroheshin  dy të vrarë, mbi 100 të plagosur dhe 53 serbë të arrestuar, pasi një konflikti në mes të grupeve të armatosura të serbëve në njërën anë dhe KFOR-it e njësive speciale të UNMIK-ut, në anën tjetër.

gjykata2

Ngjarja ndodhi kur grupet serbe, të prirë nga pjesëtarët e së ashtëquajturës Civilna Zastita (Mbrojtja Civile serbe) dhe udhëheqës politikë serbë të Kosovës, të cilët tani janë integruar në institucione të Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, okupuan me dhunë objektet e Gjykatave dhe Prokurorive në veri të Mitrovicës.

Institucionet ndërkombëtare, pas këtij okupimi të dhunshëm nga ana e serbëve, filluan bisedimet me grupe serbe duke tentuar që t’i bindin ata që të lirojnë objektet e drejtësisë në veri. Dhe pas dështimit të bisedimeve, më 17 mars, KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut në atë kohë, filluan një operacion ushtarako-policor për kthim të gjykatave nën kontrollin e ndërkombëtarëve.

Që nga ajo kohë, Mitrovica ka ngelur pa gjykata e prokurori, të cilat u zhvendosën në Vushtrri, ku ende e ushtrojnë aty aktivitetin e tyre.

Në anën tjetër, nga dy të vrarët, njëri ka qenë pjesëtar i njësisë speciale të policisë së UNMIK-ut nga Ukraina dhe tjetri ka qenë pjesëtar i plicisë së Kosovës, Nebojsha Vukomanoviq, por që është vrarë nga snajperët e KFOR-it, pasiqë ka luftuar në anë e serbëve.

Edhe pas 8 viteve, policia e UNMIK-ut në atë kohë e më pas as EULEX-i, nuk ka arritur që vrasësin e policit ukrainas të UNMIK-ut ta nxjerrë para drejtësie.

Zyrtarë të EULEX-it i kanë thënë portalit tesheshi.com se ende janëduke hetuar rreth vrasjes së policit në fjalë nga Ukraina.

Katër vjet më vonë, më 2012-ën,  EULEX-i për këtë incident ka ngritur aktakuzë kundër Miodrag Raliq, Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq, Dragan Millojeviq, Nebojsha Joviq dhe  Avni Krasniqit.

Personat e dyshuar për ngjarjet e marsit, 6 sosh, janë akuzuar për 22 vepra penale, duke përfshirë këtu marrje ilegale të objekteve të gjykatës në veri të Mitrovicës, thirrje për rezistencë, pengim të personave zyrtarë, rrezikim të Kombeve të Bashkuara dhe të personave shoqërues etj. Gjithashtu ata janë akuzuar edhe për shkatërrim të pronës së tundshme, përhapje të urrejtjes etnike, mosdurimit etnik dhe përçarjes.

Disa nga këta persona janë dënuar me kusht deri në 1.6 vite, ndërsa që disa të tjerë janë liruar nga akuzat.

Kronologjia e asaj dite

-KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut më 17 mars, kanë rikthyer në orët e hershme të mëngjesit, kontrollin e objektet e Gjykatës  dhe Prokurorisë së Qarkut në veri të Mitrovicës.

Gjykata3

-Gjatë këtij operacioni 8 ushtarë të KFOR-it dhe mbi 25 policë të UNMIK-ut janë lënduar nga armët e zjarrit të përdorura nga ana e serbëve.

-Mediat serbe atë botë patën raportuar se për mbi 60  serbë janë të lënduar gjatë konfrontimit me forcat ndërkombëtare të sigurisë. Në anën e protestuesve është lënduar rëndë edhe një pjesëtar i SHPK-së (Shërbimi Policor i Kosovës) në rroba civile, -Nebojsha Vukomanoviq, i cili kishte qenë në mesin e protestuesve dhe i armatosur.

-Fillimisht u arrestuan 53 serbë në objektin e gjykatës, për të mbetur më vonë 32 nën pranga, pasi serbët ndaluan konvojin e automjeteve me të burgosur dhe i kishin liruar 21 bashkëkombës të tyre.

-Veriun e Mitrovicës tani e kontrollojnë trupat e KFOR-it, pasi policia e UNMIK-ut është tërhequr nga kjo pjesë e qytetit, ndërsa pjesëtarët serbë të SHPK-së janë liruar nga detyra.

-Operacioni policor për lirimin e objektit të gjykatës në veri filloi rreth orës 05:35.  Policia e UNMIK-ut, e mbështetur nga trupat e KFOR-it, ndërhyri në lokalet e Gjykatës Komunale dhe e Qarkut dhe me këtë rast ka arrestoi 53 persona duke përfshirë edhe femra. Sipas policisë , gjatë këtij operacioni nuk ka pasur përdorim të forcës. “Të arrestuarit do të dërgohen në qendrat e mbajtjes të cilat janë të lira nëpër Kosovë”, thënë zyrtarë të policisë në atë kohë. Ata shtuan se serbët  janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë okupuar në mënyrë ilegale ndërtesën e cila ishte në përgjegjësi të UNMIK-ut.

-Dhjetëra serbë, që kur kishin hyrë, me dhunë e kanë e mbajtur objektin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë.

-Zyrtarë policorë biseduan me përfaqësuesit serbë për të liruar objektin e marrë me dhunë, por protestuesit refuzuan ta bënin një gjë të tillë. Dy orë pas fillimit të operacionit, një masë prej rreth 300 protestuesve u mblodhën afër objektit të gjykatës i cili ishte siguruar nga trupat e KFOR-it dhe filluan të hedhin gurë e koktej molotovi.

-Rreth orës 08:10 ndodhi një shpërthim, me ç’rast  tre policë të UNMIK-ut dhe dy ushtarë te KFOR-it u lënduan. “Sulmet dyshohet të jenë kryer me granata dore”, tha  zyrtari policore i UNMIK-ut . Po ashtu, së paku dy automjete të KFOR-it dhe dy tjera të UNMIK-ut u përbysën nga protestuesit. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë masën.gjykata1

-Ndërkohë, filluan të shtënat nga civilë të armatosur me AK-47 dhe pushkë gjysmë automatike në drejtim të KFOR-it dhe policëve të UNMIK-ut. Sipas burimeve, të shtënat kryesisht erdhën nga drejtimi i varrezave të shqiptarëve që grupet serbë i kishin përdorur si istikame. Zyrtarë të KFOR-it konfirmuan se protestuesit përdorën armë zjarri. “Ata përdorën armë zjarri dhe kanë plagosur 8 ushtarë të KFOR-it”, tha  një zëdhënës i KFOR-it në atë kohë. Nga ana tjetër, ai shtoi se edhe paqeruajtësit përdorën armët e zjarrit, por vetëm duke shtënë në ajër. Radikalizmi i situatës  me fillimin  e të shtënave me armë zjarri ka bërë që të tërhiqet policia nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe situatën ta merr nën kontroll KFOR-i.

-Pas sulmeve me mjete shpërthyese që dyshohet të kenë qenë granata dore dhe armë zjarri, policia u urdhërua që të tërhiqet nga veriu i Mitrovicës, ndërsa situatën e merr nën kontroll KFOR-i. Burimet jozyrtare në atë kohë, bënë të ditur se mbi 40 policë të UNMIK-ut u lënduan, ndërkaq burimet zyrtare theksojnë shifrën e 25 policëve.

Gjykata4

-Mediat serbe transmetuan drejtorin e spitalit në veri të Mitrovicës, Vladimir Axhiq, i cili tha se janë lënduar rreth 70 persona. “Pacientët të cilët i kemi pranuar kanë lëndime nga shok-bombat dhe gazit lotsjellës. Njërit nga pacientët ia kemi larguar një sferë metalike”, ka thënë Axhiq për agjencinë e lajmeve B92 . Në gjendje të rëndë ka qenë dhe pjesëtari serb i SHPK-së, Nebojsha Vukomanoviq, i cili është transportuar për në Kragujevc të Serbisë, por që nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

E tashmë, objektet e gjykatës dhe prokurorisë në veri të Mitrovicës vërtet tani janë nën kontrollin e EULEX-it, por që ato ende e ushtrojnë funksionin  në objektin e ish-gjykatës komunale në Vushtrri.

Pra Mitrovica është i vetëm vend në Kosovë, por edhe më gjerë që nuk ka gjykatë e prokurori në qytet. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Presidenti francez kërkon një marrëveshje globale me Turqinë dhe Greqinë për refugjatët

Presidenti francez kërkon një marrëveshje globale me Turqinë dhe Greqinë për refugjatët

Grabitësi i taksistit, foto me kolegët…si i arrestuar

Grabitësi i taksistit, foto me kolegët…si i arrestuar

Sa 3-sha janë në këtë foto?

Sa 3-sha janë në këtë foto?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni