Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Misteri i zhurmës për ekstradimin e krahut të djathtë të Moisi Habilajt: pse dosjet e mëdha po vijnë nga Europa?

by te Sheshi
26/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Misteri i zhurmës për ekstradimin e krahut të djathtë të Moisi Habilajt: pse dosjet e mëdha po vijnë nga Europa?

Ka 24 orë që po bëhet zhurmë e madhe në lidhje me ekstradimin “ekspres” drejt Italisë të Nezar Seitit, të ashtuquajturit “financier” i grupit të Habilajve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur dje urdhërin e eksdradimit, dhe Seiti është marrë në dorëzim nga dy agjentë të Drejtorisë Investigative Antimafia në Itali, DIA.

Disa qarqe në Shqipëri e kanë cilësuar këtë ekstradim si “të parregullt”, pasi mbi Seitin ekziston një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila prej dy vitesh ka hapur dhe po investigon dosjen “Habilaj”.

Pas akuzave, edhe Kryeprokurorja Arta Marku ka dërguar një grup për të shqyrtuar ligjshmërinë e ekstradimit.

Ministria e Drejtësisë, në njoftimin e saj thekson se :

“janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin nr. 10193 datë 3.12.2009, Konventës Evropiane të Ekstradimit, të vitit 1957, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

Ministria e Drejtësisë në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhërit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Ministria e Drejtësisë në datë 24.10.2017, i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve.

Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës të datës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në perputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare”.

Po realisht cilat janë prapaskenat e këtij operacioni?

Dosja e Habilajve në Catania ka avancuar në fazën e dytë të saj, nga ligjshmëria e arrestit tek faktet e lidhjes së trafikut të drogës me pastrimin e parave dhe aktivitetin e zgjeruar kriminal.

Prej kohësh, lëvizjet nga agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe europiane në lidhje me mafian shqiptare janë zhvilluar intensivisht.

DEA amerikane dhe FBI-ja thuajse kanë qepur dosje të plota mbi Klement Balilin dhe disa trafikantë të mëdhenj të kokainës që kanë lëvizur rrjetin e Greqisë.

Duket se dyshimet që janë hedhur dy vjet më parë mbi “zhdukjen” e Klemend Balilit po nisin të vërtetohen. Prej humbjes së gjurmëve të “Escobarit të Ballkanit”, ka pasur disa zhvillime të rëndësishme.

Policia italiane, ajo belge, gjermane dhe holandeze kanë arritur të kapin dy grupe të rëndësishme dhe të sekuestrojnë jo vetëm një sasi të madhe droge, por të kllaposin pjesën kryesore të rrjeteve kryesore në Europën Perëndimore.

Në rastin e dosjes “Habilaj”, lidhja për të ndjekur hetimin ishte natyrisht “llogaritari”, Nazer Seiti, i cili tashmë është në duart e drejtësisë italiane.

Sipas të dhënave, një pjesë e njerëzve të arrestuar nga disa grupe kriminale, duke nisur nga Habilajt, janë penduar dhe kanë nisur të shpjegojnë të gjithë semën e trafikut; e ç’është më e rëndësishmja, të pastrimit të parave dhe të lidhjeve tëforta të mafias shqiptare me politikën.

Seiti nuk është rasti i vetëm, pasi po dy vjet më parë, pikërisht atëherë kur i miratua Reforma në Drejtësi, një operacion i madh i policive të vendeve europiane kanë arritur të prangosin më shumë se 30 bosë shqiptarë të trafikut të drogës, të cilët kanë folur dhe dosjet e tyre janë thuajse të gatshme për të shkuar në gjykatë.

Dhe nga vendimet e këtyre gjykatave do të vijë material parafabrikat, i vërtetuar për drejtësinë shqiptare. Siç është natyrisht edhe rasti i Habilajve në Catania.

Pra atë që nuk e bëri Adriatik Llalla për 5 vjet, po e bëjnë organet e drejtësisë së vendeve të BE-së, të cilat po shqyrtojnë me precizion lëvizjet e mëdha të kapitaleve të “peshqve të mëdhenj” të trafikut dhe lidhjet e tyre me kupolën në Tiranë.

Dhe nuk u kuptua përse u kundërshtua ekstradimi i një personi që e kërkon drejtësia italiane.

Argumenti që Seiti është i hetuar nga Krimet e Rënda, duket se nuk është shumë i fortë, pasi nëse do të kishim një kërkesë të tillë për Saimir Tahirin për shembull, i cili është gjithashtu nën hetim nga Krimet e Rënda, opozita jo vetëm që do ta mbështeste por do ta bënte “flamur politik” për protestën e pritshme.

Por përse kundërshtohet ekstradimi i njeriut besnik të Moisi Habilajt? Ai maksimumi mund të flasë çfarë di dhe që mund të shërbejnë edhe për hetimin shqiptar.

Duket se dosjet e mëdha po vijnë nga jashtë, siç po e tregon edhe avancimi i rastit “CEZ”, ku prokuroria çeke ka bërë gati fashikujt për t’i sjellë në Tiranë jo thjesht bruto, por të hetuara dhe bërë gati nga investigatorët e Pragës. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Gjuajti shqiptarçe me armë, zv.kryeministrin e Kosovës nuk e “kap plumbi” i shkarkimit

Gjuajti shqiptarçe me armë, zv.kryeministrin e Kosovës nuk e “kap plumbi” i shkarkimit

Trafikantët devijojnë rrjetin e kanabisit: nga Vlora shkojnë në Mal të Zi për ta çuar në Itali

Trafikantët devijojnë rrjetin e kanabisit: nga Vlora shkojnë në Mal të Zi për ta çuar në Itali

Të shtënat folklorike me armë të zv.kryeministrit të Kosvës: mbrojtja me Kanun e Haradinajt dhe lutja në Zot e Limajt

Të shtënat folklorike me armë të zv.kryeministrit të Kosvës: mbrojtja me Kanun e Haradinajt dhe lutja në Zot e Limajt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni