Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Misteri i skandalit “Xhelili”: Rama shkrin degën e PS-së në Dibër pas betejës 4-mujore me LSI-në

by te Sheshi
14/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Misteri i skandalit “Xhelili”: Rama shkrin degën e PS-së në Dibër pas betejës 4-mujore me LSI-në

Videoskandali i Shukri Xhelilit nuk ishte aq i papritur, edhe pse askush nuk e priste për të enjten e 12 majit, por për një ditë “më të zezë”.

Skandali seksual i kryetarit të shkarkuar të Bashkisë së Peshkopisë duket është përgatitur që në fund të muajit shkurt, kohë kur shpërtheu një konflikt i fortë i Xhelilit me aleatët e tij të LSI-së.

Aq i madh ishte konflikti për punësimet në bashki, sa në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, pas sherrit, Lëvizja Socialiste për Integrim bashkoi votat me PD-në në këtë këshill, duke hapur e para në këtë qytet serinë e çarjeve të mazhorancës, që vijoi më pas dhe në Shkodër.

Një përplasje e fortë ka nisur prej kohësh brenda koalicionit, si një betejë për Dibrën. LSI, pas marrjes së kontrollit të Bulqizës ka dashur të shtrijë dorën edhe në Peshkopi, ku sipas të gjitha gjasave synon të kandidojë bashkëshortja e kreut të LSI-së, Monika, një dibrane safi, e cila nuk ndjehet mirë në Lezhë, sidomos pas humbjes së bashkisë së këtij qytetit vitin e shkuar.

“Sido që të jetë, duket që Shukriu ka halle të tjera. Aq sa të mos njohë më as votuesit e tij, qytetarët e Peshkopisë, investitorë të huaj, deputetë, madje edhe Kryeministrin e tij. Po, po, Shukriu ka halle të tjera. Madje shumë më të ndryshme nga ato që Aleanca për Shqipërinë Europiane kishte menduar të zgjidhte me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Peshkopisë. Edhe nëse një mendje e djallëzuar do të sajonte si arsye për ta fajësuar, influencimin mediatik për gjoja përçarjen PS-LSI në pushtetin vendor, Shukriu duket se ka halle të tjera. Edhe ky version bie, pasi Shukriu nuk merr vesh nga politika e madhe, madje “bën beee” dhe u beson verbërisht deputetëve socialistë të zonës dhe kryetarit të madh të partisë, që ia kujtojnë përditë se “qeverisja PS-LSI është më e fortë se kurrë”, në nivel lokal dhe qendror. Kështu që duket se Shukriu ka halle të tjera”,shkruante në një koment të botuar në gazetën Panorama, deputeti i LSI-së i qarkut Dibër, Përparim Spahiu më 29 shkurt.

Por, me gjithë një situatë tashmë në dijeni të palëve, dhe betimeve të Ilir Metës që “Ramës do t’ia punoj shpejt”, dhe anasjelltas, shtabi socialist është mbledhur urgjent për të diskutuar ngjarjen e Peshkopisë dhe për të vepruar shpejt.

Humbja e pritshme në zgjedhje e detyrueshme pas 45 ditësh për kryetarin e ri do të ishte ortek për zgjedhjet palamentare në një qark që PS-ja e konsideron si shumë të rëndësishëm në zonën e veriut.

ruci (1)

Nga burime të brendshme mësohet se ka qenë numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi, që ka kërkuar shpjegime nga deputetët Sadri Abazi dhe Ulsi Manja, të cilët kanë qenë vendimtarë për të bindur Edi Ramën që të vinte gishtin tek Xhelili.

Kërkesa për ta kandiduar “Shuken”, tashmë të telendisur, ka ardhur që nga zgjedhjet e vitit 2013, pra si deputet, por Rama ka dërguar një artist në Peshkopi, dibran dhe shok i tij fakulteti, me mision për të pyetur për njeriun që insistonte Abazi.

Dhe pasi nuk ka dëgjuar fjalë të mira, dhe ka gjasë pikërisht për prirjet e tij lapërdhare, vendosi të mos e kandidonte; por që nuk ndodhi kështu dy vjet më pas për bashkinë, si pasojë e nje presioni të Sadri Abazit….dhe siç duket i “armatosur” me arrogancën e pushtetit.

Mësohet gjithashtu se është vendosur caktimi i një grupi për të ribërë nga e para PS-në e Dibrës pas shkrirjes së degës aktuale.

Ky grup, që do të ketë në krye një “komisar” të komanduar nga lart, ashtu siç do te merret me zgjedhjen e kandidatit post-Shuke me pas me përpjekjen elektorale për mos e dorëzuar qytetin tek të djathtët, do të vendosë njëherësh dhe vazhdimin ose jo të betejës “për jetë a vdekje” me LSI-në, ose dorëzimin të paktën në duart e Ilir Metës, nëpërmjet të dërguarit të tij atje, deputetit Përparim Spahiu. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Ku i blejnë veshjet e punës punonjësit e McDonald’s?

Ku i blejnë veshjet e punës punonjësit e McDonald's?

Drejtuesit e redaksive të një grupi mediatik rus dorëhiqen pas presionit të pushtetit

Drejtuesit e redaksive të një grupi mediatik rus dorëhiqen pas presionit të pushtetit

Ministri Klosi kundër martesave gay?! Bën thirrje për “familje të shëndoshë”

Ministri Klosi kundër martesave gay?! Bën thirrje për “familje të shëndoshë”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni