Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Misteri: pse dështuan “Artet e Bukura” të Korçës

by te Sheshi
25/02/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Misteri: pse dështuan “Artet e Bukura” të Korçës

“Banda e Lirisë” u krijua nga shoqëria “Dituria” e Orhan Pojanit më 1 tetor1908. Jeta e saj qe e shkurtër por mbresëlënëse. Funksionoi deri në fund të vitit 1912, kur Korça u pushtua nga grekët. Jehona e saj ndihet edhe sot e kësaj dite. Njerëzit ende flasin me respect, mirënjohje dhe nostalgji.

Një bandë të tillë deshi të ngrinte Bashkia e Korçës e vitit 1920. Dëshironte që banda e qytetit të saj të ishte më e mira në gjithë vendin; të kishte famën dhe shkëlqimin e “Bandës së Lirisë”, por nuk ia doli dot. Banda e sapokrijuar kalonte nga njëri dështim te tjetri deri sa shënoi fundin e saj. Drejtuesit e bandës përpiqeshin të kuptonin sekretin që e kishte bëri “Bandën e Lirisë” të pavdekshme, por ndoshta nuk arritën të qartësohen asnjëherë. Për herë të parë ne do të sjellim arsyet e vërteta të dëshmit të “Arteve të bukura” të Korçës. Do të mbeteni të habitur nga arsyet, por edhe do të mësoni shumë. Na ndiqni.

Ideja, që Bashkia e Korçës të kishte një bandë të saj, lindi në shtator të vitit 1920. Ngritjen e bandës e mori përsipër profesori i shoqërisë muzikore “Vatra”, Thoma Nasi:

“Katundaria (bashkia) e Korçës vendosi të formojë një bandë muzikore nën drejtimin e profesorit Thoma Nasi, direktor i bandës “Vatra”. Pra, luten të gjithë ata djelmosha korçarë që kanë dëshirë për të mësuar artin e muzikës të drejtohen tek profesori për hollësira. Mësimi është darovisht për të gjithë ata që kanë dëshirë.”

(“Gazeta e Korçës”, e mërkurë, 15 shtator 1920)

Pastaj u mendua që shoqërisë muzikore të sapokrijuar t’i gjendej një emër i bukur. Ndoshta pagëzuesi i saj qe muzikanti Thoma Nasi. E quajtën “Shoqëria e Arteve të Bukura”. Emër më i bukur se kaq nuk mund të gjendej. Të gjithë ishin të kënaqur. Tashmë u mbetej të viheshin në kërkim të famës. Ishin krijuesit e shoqërisë së parë muzikore të Korçës së lirë. Kujdesi i bandës “Vatra” që sapo kishte mbërritur nga Amerika nuk do t’u mungonte. Djemtë ishin të përkushtuar dhe përpiqeshin që gjithçka ta bënin me thjeshtësi:

“Pa bujë dhe pa zhurmë, “Shoqëria e Arteve të Bukura” po vepron e po punon

për të stërvitur komunitetin e Korçës në lëvizje sociale shumë të nevojshme

për përparimin e vendit.”
(Gazeta “Koha” 12 prill 1924)

Por me ikjen e bandës “Vatra” nga Korça, sepse Ahmet Zogu në vitin 1925 e mori si bandë presidenciale në Tiranë, “Shoqëria e Arteve të Bukura”, mori të tatëpjetën dhe pas dy vitesh shënoi fundin e saj. Për të penguar shkatërrimin e shoqërisë muzikore, Bashkia e pa të udhës të bënte riformimin e saj:

“Bashkia do të riformojë “Shoqërinë e Arteve të Bukura”. Me qenë se ka disa vjet që është formuar jo vetëm që nuk ka bërë as ndonjë përparim por tani në kohën e fundit u shkatërrua. Bashkia mori iniciativën të riformojë shoqërinë e përmendur. Për këtë qëllim Këshilla e Bashkisë caktoi dhe një shumë prej 2.000 franga ar në buxhetin e saj dhe për së shpejti do të zgjidhet një komision prej njerëz seriozë, i cili me përkrahjen e Bashkisë  të riformojë shoqërinë me baza të forta. Shoqëria do të ndahet në tri degë: letrare, muzikore e sportive.”

(“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 28 shkurt 1925)

Prej shoqërisë muzikore të “Arteve të Bukura” të pakënaqur kishin mbetur edhe banorët e Korçës:

“Kjo shoqëri që qëndron për një mision të lartër dhe që e kemi përkrahur do të na japë lejen që t’i bëjmë ca vërejtje. Nuk vepron ashtu siç duhet. Në shumë raste fle gjumin e ëmbël. Nuk ka rregullin e duhur. Nuk përpiqen që si e si të vejë puna përpara. Kanë mbetur shumë prapa nga shokët e tyre të mëparshëm. Punojnë pa hesap (llogari), pa buxhet, pa menduar dhe pa u këshilluar. Në ca raste anarshizmi mbretëron. Mjaft kaq për këtë radhë.

(“Zëri i Korçës”, e martë, 10 nëntor 1925)

Korçën nisën ta mundonin një sërë pyetjesh: Pse “Shoqëria e Arteve të Bukura” nuk pati suksesin e “Bandës së Lirisë”? Ku qëndronte e fshehta e suksesit të saj? Çfarë kishte bërë ndryshe “Banda e Lirisë”? Të gjithë e dinin që për “Bandën e Lirisë” kujdesej shoqëria “Dituria”, e cila kishte një anëtarësi të madhe, që ndihmonte me ç’të mundej. Ja çfarë thuhet për shoqërinë “Dituria”:
“Ky klub mbahej me ndihmat që jepnin vullnetarisht patriotët, ose nga kuotizacionet e anëtarëve. Kuotizacioni nuk ishte i prerë njëlloj për të gjithë, sepse ay merrte për bazë pasurinë e secilit anëtar. Fushata e ndihmës filloi që në mbledhjen e parë. U dhanë zotime për shuma të shëndosha dhjetë gjer në pesëdhjet lira turke. Përpara një gjesti kaq të “xhymertë” (dorëhapur) nga ana e shumë personave, ne zanatçinjtë mbetëm keq se xhepi ynë nuk na lejonte ta kapërcenim lirën turke. Gjurmuam xhepat dhe dhamë ç’kishim. … Unë për veten time mbaj mend që dhashë 5 të verdha: tri që kisha i dorëzova aty për aty, të tjerat i dhashë mbas dy-tri ditësh. Po kështu bënë edhe Themistokli Gërmenji, Spiridhon Ilua etj.”
(Goni Katundi, “Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar”, 15. 09. 1908)

Edhe “Shoqëria e Arteve të Bukura” vendosi të krijonte një anëtarësi të gjerë:

“Shoqëria e Arteve të Bukura” ftoi një shumicë njerëz njëdizaj, të diel, për të shtuar anëtarët e saj dhe për t’u riorganizuar. Mbledhjen e hapi Sotir Paparisto me një fjalë të shkurtër dhe plot kuptime. Çpjegoi qëllimin e lartër që ndjek kjo shoqëri, veprat e saj të gjermësotshme dhe ndihma që i duhet dhënë për të arrirë qëllimet e saj. U shkrojtën mjaft njerëz dhe që të gjithë dhanë dollarë që të vejë puna përpara dhe artdashësit e këshillojnë që të shkruhen anëtarë të saj.”

(“Zëri i Korçës”, e martë, 24 nëntor 1925)

Mirëpo shoqëria “Dituria” kishte patur edhe një bibliotekë me sallë të madhe, ku mblidheshin anëtarët e “Bandës së Lirisë”:
“Klubi i Diturisë Shqip” kishte një biblotekë mjaft të pasur me libra dhe me gazeta në gjuhën amtare. Shtypin kombëtar e dërgonin kolonitë e Sofjes dhe të Bukureshtit. Një pjesë të buxhetit të Klubit që ishte destinuar për qëllime kulturale, përdorej për blerjen e librave, të cilat shtypeshin në tipografinë e Manastirit dhe në atë të Korçës. Shumë libra, bibliotekës së Klubit ia kishin falur patriotët. …Klubi përveç bibliotekës kishte edhe një sallë të madhe ku zhvilloheshin biseda me karakter kultural.”

(Thanas Viso Mborja, “Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar”, 15. 09. 1908)
Të njëjtën gjë bëri edhe “Shoqëria e Arteve të Bukura”:

“Lajmërohet se biblioteka e “Shoqërisë së Arteve të Bukura” është hapur çdo të martë e të enjte, dhe të shtunë që prej orës 7.00 gjer 9.30 (pas dite), të dielave tërë ditën gjer më ora 5.00, dëshironjësit të jenë të sigurtë se do të gjejnë zjarr dhe dritë të kënaqshme. Nga “Shoqëria e Arteve të Bukura”.

(“Zëri i Korçës”, e shtunë, 12 dhjetor 1925)

Kryesonjësit e Shoqërisë “Dituria Shqip” ishin njerëz të pasur dhe veç kësaj kishin edhe një farmaci në pronësi të shoqërisë nga siguronin të ardhura të tjera:
“Barnatorja e klubit të “Diturisë” është nën drejtimin të zotit Besim Gjirokastra”. (“Lidhja ortodokse”, e hënë 17 gusht 1909)

Megjithatë, edhe pse “Shoqëria e Arteve të Bukura” u përpoq të imitonte në shumë gjëra “Bandën e Lirisë” përsëri nuk ia doli mbanë. Pse? Ç’të ishte vallë ky mister? Shpjegimi është ky: “Diturinë Shqip” e drejtonin bashkë myslimanë dhe ortodoksë:

“Kryetar nderi, Ymer bej, kryetar Orhan Pojani, arkëtar Idhomene Kosturi; pleq: Thomaq Eqimi, Qani bej Dishnica, Hafëz Ali (Korça), Çikozi Miçe, Ismail bej (Leskoviku) Tefik efendi (Panariti).”

(Gazeta “Korça”, e enjte, 26 vjesht’ e III-të 1909)

Kurse “Shoqërinë e Arteve të Bukura” e drejtonin vetëm ortodoksët, kur dihej që përvoja e myslimanëve në krijimin e sazeve ishte shumë më e hershme. Ja çfarë thuhet në një njoftim:

“Sipas rregullores, në mbledhjen e fundit u zgjodh Këshilla e Arteve të Bukura, e cila përbëhet: kryetar Sotir Done dhe anëtarë Nodhi Lako, Filip Kajno, Marko Opari dhe Alqi Papajani.”

(“Zëri i Korçës”, e shtunë 13 mars 1926)

“Dituria Shqip” nuk zgjodhi xhaminë si vend të pëlqyer për mësimin e veglave muzikore dhe këngëve, por godinën e mësonjëtores shqip, kurse “Shoqëria e Arteve të Bukura” parapëlqeu një ambient në kishën e “Shën Gjergjit”. Si shembull, nga gjithë moria e rasteve, po sjellim vetëm një, sa për ilustrim:

“Nesër mbrëma jepet një ballo familjare në kopështoren e Mitropolisë prej “Shoqërisë së Arteve të Bukura”
(“Zëri i Korçës”, dhjetor 1926)

Kjo gjë solli braktisjen e “Arteve të Bukura” prej  muzikantëve myslimanë. Ja çfarë thuhet në një prej kronikave:

“Shoqëria e parë e qytetit tonë në periudhën e indipendencës shqiptare ka qenë “Shoqata e Arteve të Bukura”, e organizuar prej anëtarësh të zellshëm me një bashkim midis djelmoshave dhe e udhëhequr prej personash që ndjenin një gëzim të madh për mbarëvajten e një shoqërie korçare, vazhdoi një kohë mjaft të gjatë e ndihmuar moralisht dhe materialisht prej popullit si dhe prej Bandës Kombëtare.(Është fjala për bandën “Vatra”). Por mjerisht mbas largimit të Bandës dhe të ca anëtarëve, kjo shoqëri u shkatërrua.”

(“Zëri i Korçës”, e shtunë, 23 korrik 1927)

Ky ishte shkëlqimi dhe fundi i “Shoqërisë së Arteve të Bukura” në Korçë. Por nëse dëshironi të njiheni më tej me historinë e muzikës së Korçës, na ndiqni fundjavën që vjen. Do t’ju tregojmë mënyrën si mbijetuan “Artet e Bukura” për 7 vjet; është një komedi e vërtetë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Kotësia e legalizimeve nga mos-hipotekimi, Rama sulmon instancën e drejtuar nga LSI

Kotësia e legalizimeve nga mos-hipotekimi, Rama sulmon instancën e drejtuar nga LSI

Vogëlushja ndihmon nënën e paralizuar për të bërë punët, videoja preku miliona njerëz

Vogëlushja ndihmon nënën e paralizuar për të bërë punët, videoja preku miliona njerëz

Basha flet për luftë dhe s’heq dorë: S’ka zgjedhje me këtë kryeministër

Basha flet për luftë dhe s’heq dorë: S’ka zgjedhje me këtë kryeministër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025
Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni