Nga Bardha Nergjoni
Të koleksionosh gjëra është ndoshta hobi që i shërben më shumë të ardhmes. Falë dëshirës për të koleksionuar, kemi sot objekte të rralla të periudhave të ndryshme historike; dhe falë njerëzve me vizion kemi trashëguar dokumente të rëndësishme të identitetit tonë. Miron Kotani koleksionon muzikë. Po, po muzikë nga më e vjetra deri në kohët tona. Ai ka një numër të madh partiturash, disqesh dhe libra të muzikës, që besohet se askush në Shqipëri nuk i ka. Bëhet fjalë për muzikën shqiptare, atë të pa përpunuar dhe muzikën klasike të kompozitorëve tanë. Janë dashur 30 vjet përkushtim dhe shumë durim për të mbledhur atë që duket e vështirë, por që po zhduket dalëngadalë e po zëvëndësohet me muzikë konsumi. Gjithëkush e do Minën. Një disk i saj vlen miliona. Po Vaçe Zelën? Sigurisht që po. Të gjithë do të donim një CD nga ato të vjetrat fare me këngët e ikonës së muzikës shqiptare. Ai i ka të gjitha, nga këngëtarët dhe kompozitorët më të vjetër, deri tek më të rinjtë. Mironi kërkon më shumë. Për të, koleksioni kërkon një vend, një institucion, do dixhitalizuar dhe të ruhet sepse kështu krijohet tradita dhe kemi çfarë i transmetojmë brezave që vijnë. Hedh idenë e një bashkimi institucionesh, një strategjie të veçantë, një vendimi, pse jo dhe një komision parlamentar për të ruajtur muzikën shqiptare.
Miron, ju jeni ndoshta ndër koleksionuesit e vetëm të muzikës shqiptare. Si ju lindi kjo ide?
Jo, nuk do të thoja i vetëm pasi ka mjaft studiues, kritikë muzike, kompozitorë, pedagogë, etj. që janë marrë me partitura e dorëshkrime muzikore, por ndoshta ky i imi është pak më i veçantë pasi nuk ka asnjë kufizim. Pra përfshin çdo tingull të muzikës shqiptare me të gjitha gjinitë dhe llojet e saj.
Kjo ide më lindi fare rastësisht. Shumë vite më parë që kur isha në fillore, në shkollën e muzikës “Dëshmorët e Lirisë” sa shumë vuanim për partitura, sidomor kur bëhej fjalë për muzikën shqiptare. Pothuajs asgjë nuk ishte botuar dhe ur na binte në dorë diçka, nga tirazhi shumë i pakët dhe shkrimi muzikor i vjetëruar, e kishim shumë të vështirë të luanim diçka në instrument. Mbaj mend një detaj që më është fiksuar nga fëmijëria. Kur isha në klasën e tretë më janë dashur plot 4 muaj për të gjetur një prelud për piano të kompozitorit Kozma Lala, i cili më vonë do të ishte pedagogu im i kompozitonit. Edhe sot e ruaj të kopjuar me shkrim dore nga babai im, kompozitori Vladimir Kotani. E solla këtë detaj për të përshkruar vështirësitë e kohës, sidomos kur vinte puna për pjesët e muzikës shqiptare, repertori i të cilës, ishte thuajse i pashfaqur. Nga këtu ka lindur edhe idea fillestare për të grumbulluar, koleksionuar dhe shtuar në repertorin personal sa më shumë muzikë shqiptare, repertori i së cilës ishte pothuaj i pa shfaqur.
Vitet kaluan dhe idea erdhi duke u kristalizuar dhe si nevojë e brendshme, por edhe si pasojë e shumë fenomeneve e dukurive negative të tranzicionit shqiptar që sa vinte e shtonte pasionin dhe lindjen e ideve të reja për një koleksion të plotë të muzikës shqiptare.
Në vite idea erdhi duke u kristalizuar dhe si nevojë e brendshme, por dhe si pasojë e shumë fenomeneve e dukurive negative të tranzicionit shqiptar, që sa vinte e shtonte pasionin dhe lindjen e ideve të reja për një koleksion të plotë të muzikës shqiptare. Unë isha nxënës për pjano tek kjo shkollë dhe më pas kalova tek “Kongresi i Përmetit” për tu diplomuar si pianist në Liceun Artistik në vitin 1996. Më pas pata fatin të diplomohem në Akademinë e Arteve për kompozicion me dy pedagogë të shquar si Çesk Zadeja dhe Kozma Lara. Ende sot që po flasim, nuk ekziston në shtetin shqiptar asnjë librari muzikore me përjashtim të bibliotekës së Universitetit të Arteve apo liceut artistik. Këto dy vende janë shumë pak dhe me një numër aksesi të kufizuar për publikun shqiptar, për të mos folur pastaj që dhe vetë fondi është shumë i pakët.
Sa vite keni që ndërtoni koleksionin tuaj dhe me çfarë vështirësish jeni përballur?
Siç edhe e kam theksuar janë mbi 30 vite punë, punë që nuk ka fund asnjëherë, madje shpeshherë më është dashur të punoj dhe në grup për të kaluar pengesat e vështirësitë që kanë qenë nga më të shumtat. Thashë që idea ka ardhur gjithmonë si një perfeksion i një spuntoje fillestare. Filloi me muzikën klasike fillimisht, për t’u pasur me muzikën e lehtë shqiptare, atë popullore e deri tek këngët për fëmijë, të cilat ende vazhdoj t’i pasuroj duke punuar paralelisht për çdo kategori.
Ju kanë thënë se po bëni një punë të kotë?
Po, për fat të keq disa herë. Kjo më keq akoma kur më është thënë nga disa kolegë muzikantë si instrumentistë apo dirigjentë, që me një nënvlerësim për muzikën shqiptare se gjoja ne nuk paskërkemi muzikë të mirëfilltë profesionale dhe autentike. Kjo gjë më ka shtuar edhe më shumë pasionin e forcën për pasurimin dhe shtimin e koleksionit të muzikës shqiptare. Kujtoj këtu se qysh nga viti 1990 e deri në vitin 2010 kanë qenë shumë të pakta ngjarjet dhe koncertet me muzikë shqiptare. Botimet thuajse nuk ekzistonin fare, madje u ndërprenë dhe botimet e traditës siç ishin këngët e festivalit të dhjetorit apo ato të festivalit folklorik të Gjirokastës, etj. Shumë media transmetonin vetëm muzkë të huaj për shumë kohë duke anashkaluar muzikën shqiptare. Duke qenë në kontakt të përditshëm dhe të pandërprerë me muzikën, kam arritur të mbledh djetra e qindra maeriale me të gjitha mjetet e mundshme. Kështu që nga kontakti me kompozitorë, interpret, ekzekutues të shumtë e deri tek një ecje dhe shëtitje në rrugë, ku gjeja poshtë trotuarit vepra të tëra të zëna nga pluhuri dhe që i përkisnin kryesisht botimeve të para viteve 90-të. Kam shfrytëzuar fonotekën time personale dhe një arkivë auvio me CD, kur kam qenë redactor muzike në radio Stinës nga viti 1997 deri në vitin 2002, gazetar në TVSH në emisionin e mëngjesit si dhe në disa media të tjera private, të cilat më pas do të përbënin thelbin e një tjetër emisioni e një tjetër pune dhe ideje kolosale siç është dixhitalizimi I muzikës shqiptare. Ky dixhitalizim do ta bënte më të plotë dhe në mënyrë më profesionale do të përmbyllte këtë koleksion.
A keni menduar ndonjëherë ta lini?
Jo. Asnjë çast të vetëm nuk e kam menduar ta lë.
Çfarë fondi zotëroni?
Kam arritur të grumbulloj një fond shumë të pasur me të gjitha gjinitë e muzikës. Koleksioni pëfshin nga librat e butuar deri më sot, ku bëjnë pjesë literatura muzikore, librat me nota ashtu dhe libra historikë e autobiografikë për kompozitorë e artistë të shquar në fushën e muzikës shqiptare, dorëshkrime, fotografi, programe koncertesh, etj. Ndërkohë pjesa më e madhe janë libra të rinj të përfunduar nga unë e të gatshëm për botim. Në këto libra përfshihen shumë vepra të kompozitorëve tanë, aktivitete e koncerte muzikore, muzikë filmash e deri tek këngët popullore dhe ato për fëmijë.
Ka ndikuar të qenurit e babait tuaj kompozitor në këtë hob interesant të grumbullimit të muzikës?
Natyrisht që po. Ai ka ndikuar shumë. Ishte ai që më futi në rrugën e muzikës fillimisht e që më ushqeu pasionin për muzikën e bukur të vendit tim. Kjo dëshirë ka ardhur edhe nga kontakti i drejtpërdrejtë me mjeshtrat e muzikës sonë, miq të tij, të cilët I kujtoj me mall edhe sot si: Ferdinand Deda. Çesk Zadeja, Kujtim Laro, Aleksandër Lalo, Zef, Çoba, Thoma Kaqi, Gazmend Mullahi, David Tukiçi, Hajg Zaharjan, Kozma Lara, Alfons Balliçi, Spartak Tili, Josif Munga, etj.etj. edhe sot jam ndjekës I rregullt që nga viti 1983 i të gjitha festivaleve dhe aktiviteteve muzikore në vend dhe kam një skedar të plotë për çdo aktivitet.
Me çfarë merreni në të përditshmen tuaj?
Aktualisht punoj në në trupën në Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura. Kemi një aktivitet shumë të ngjeshur dhe një calendar të plot artistic nga ku prej vitesh kam pasur fatin të njoh e të prek nga afër shumë pjesë të literaturës botërore e asaj shqiptare. Ne i luajmë dhe i ekzekutojmë me pasion çdo ditë dhe sot si jashtë ashtu edhe brenda institucionit.
Nëse do jua kërkonin, do t’ua vinit në dispozicion strukturave kulturore?
Jam i hapur dhe i gatshëm për bashkëpunim mes institucioneve. Gjej rastin ti bëj thirrje shtetit shqiptar që nëpërmjet mekanizmave ligjorë të krijojë një strukturë të posaçme për ngritjen e një institucioni për ruajtjen, arkivimin, dixhitalizimin dhe botimin e plotë të muzikës shqiptare, që më pas do të çonin kundrejt të gjitha rregullave dhe ligjeve të së drejtës së autorit në botimin e plotë të saj.
Është një fushë e re dhe e paprekur. Një vlerë e shtuar e trashëgimisë sonë kulturore. Këtu duhet sensibilizuar shoqëria nëpërmjet medias dhe duhet hartuar një plan pune mes disa ministrive si Ministria e Kulturës, ajo e Arsimit, e Itegrimit, Inovacionit, të cilat do të çonin në hartimin ë një ligji institucional për këtë qëllim dhe ngritjen pse jo të një komisioni parlamentar.
Në këtë drejtim ka shumë për të bërë dhe unë kam bindjen se një ditë ky koleksion do të jetë i prekshëm për të gjithë shqiptarët dhe publikun artdashës kudo në botë.
Si i ruani partiturat? Duan kujdes të veçantë?
Nga grumbullimi më janë bërë shumë dhe më është dashur ti çoj në disa vende, pasi e kam të pamundur ruajtjen brenda ambjenteve të shtëpisë. Kam investuar në infrastrukturë, në realizimin e disa kopjeve, pajisjen me dosje personale për çdo vepër, etj. kjo ka qenë një punë shumë e gjatë dhe e shpërndarë ndër vite. sigurisht që partiturat duan një kujdes të veçantë dhe kjo është një ndër arsyet pse kërkohet dixhitalizimi i tyre.
Do të vazhdoni të koleksiononi muzikë shqiptare?
Derisa të kem frymë besoj se po. Ky është vetëm një nga pasionet e mia, pasi kam edhe shumë projekte të tjera muzikore që shpresoj ti bëj realitet.
Çfarë mendon familja për pasionin që kërkon edhe hapësirë në shtëpi?
Është shtysë e madhe pasi pa mbështetjen e saj do ta kisha shumë të vështirë për të mbajtur koleksionin tim. Më kanë mirëkuptuar pasi shpesh më është dashur të bëj rrëmujë të madhe mes mijëra librave e partiturave të muzikës shqiptare në çdo ambjent sa herë që përgatitem për ndonjë ekspozitë.
Çfarë do të veçonit si pjesë më interesante apo të rëndësishme nga koleksioni juaj?
Nuk mund të bëj një ndarje pasi çdo tingull që flet shqip ka rëndësinë e vet. Është si puna e gërmave të alfabetit pa të cilat nuk formon dot një fjali, tregim apo roman. Megjithatë them se për publikun e gjerë do të ishte ndoshta më me interes muzika e lehtë, ku çdo njeri nga ne në bibliotekën personale krah veprave të Ismail Kadaresë apo Dritëro Agollit, mund të kishte një librë me këngë të Vaçe Zelës, Tonin Tërshënës, Luan Zhegut, Françesk Radit, Ardit Gjebresë, Aleksandër Gjokës, etj. Po kështu është mirë që të mos mungojë kolana e plotë e kompozitorëve të mëdhenj shqiptar si: Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Spartak Tili, Thoma Simaku, Agim Prodani, Alfons Balliçi, Agron Xhunga, etj. etj. pra janë shumë e nuk mund ti ndaj dot. Mendoj se është një pasuri kombëtare e gjithë shqiptarëve që e duan muzikën. /tesheshi.com/