Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mirëpritet renditja e të bërit biznes në Kosovë, reformat të aplikohen më shumë në praktikë

by te Sheshi
08/11/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mirëpritet renditja e të bërit biznes në Kosovë, reformat të aplikohen më shumë në praktikë

Nga Bashkim Kastrati

Raporti “Të bërit biznes 2018”, i Bankës Botërore e ka renditur Kosovën në mesin e dhjetë vendeve më reformuese në botë në të bërit biznes. Sipas këtij raporti, Kosova radhitet në pozitën e 40-të, nga 190 vende, sa i përket lehtësisë së të bërit biznes krahasuar me vendin e 60 ku ka qenë në të kaluarën.

Sipas raportit, Kosova ka vazhduar përmirësimin e mjedisit afarist përmes rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të reformave ndërmjet institucioneve relevante të Kosovës. Raporti thekson se Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë, në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët: si fillimi i një biznesi dhe marrja e kredive.

Kosova radhitet e 10-ta në regjistrimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredisë, e 48-ta në tregtinë ndërkufitare, por nuk radhitet lartë në mbrojtjen e investitorëve, në furnizimin me energji elektrike dhe në trajtimin e lejeve të ndërtimit. E pikërisht mbrojtja e investitorëve dhe furnizimin me energji elektrike janë nga kushtet bazë që i kërkojnë investitorët e huaj.

Një problem i madh në aspektin e të bërit biznes dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj është mosfunksionimi si duhet i sistemim të drejtësisë. Praktikisht kjo nënkupton që nëse biznesi që operon në Kosovë, ka një kontest gjyqësor, lënda nuk trajtohet për disa vite dhe kjo zakonisht u kushton shumë bizneseve.

Njohja e përparimit të Kosovës në fushën e të bërit biznes nga ana e Bankës Botërore, nuk lë shumë hapësirë për eufori, thonë përfaqësuesit e bizneseve. Sipas tyre, në realitet ende ka shumë procedura burokratike dhe probleme tjera bazike më të cilat ballafaqohen bizneset. Ata thonë se duhet të analizohet raporti në substancë, çka pas regjistrimit të biznesit, çka pas fillimi të bizneseve, në veçanti është furnizimi me energji elektrike si dhe burokracia pas regjistrimit të biznesit.

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se raporti i të bërit biznes nga Banka Botërore në një farë mënyrë ka dhënë rezultate të pritshme, sepse edhe aty ku kemi lëvizur pozitivisht në listë janë diçka që dihen nga opinioni, por janë edhe tri pika që jemi larg.

“Jemi mbi 100 ose afërsisht në listë si trajtimi i lejeve të ndërtimit, mbrojtjen e investitorëve si dhe furnizimin me energji elektrike. Mendoj që këto tri çështje tregojnë më së miri se ne ende kemi korrupsion në qeverisjet komunale kur janë në pyetje lejet e ndërtimit. Është shqetësuese mosmbrojta e investitorit mendoj që kjo është e shqetësuese sepse për investitorët e huaj ende Kosova është një vend i pasigurt për investime të mundshme. Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike nuk është mirë në raport që ndër ngecjet më të mëdha që ka pasur Kosova”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se duke u bazuar në raportin e Bankës Botërore  për vitin 2018 të të bërit biznes në Kosovë, shihet që Kosova ende ka problem me zbatimin e ligjit dhe një korrupsion që nuk ka të ndalur kur flitet për dhënien e lejeve që për ketë, sipas tij, është në dijeni opinioni i gjerë në Kosovë. “Tani e tutje Kosova do të duhej të merret veprime shumë radikale në parandalimin e korrupsionit si një njollë e zezë që po e zbehë imazhin e Kosovës në  nivel ndërkombëtarë.  Reformat e arritura duhet të aplikohen në praktikë”, thotë Kadriaj
Reformat e arritura duhet të aplikohen në praktikë

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se kjo renditje nga Banka Botërore është e mirëseardhur dhe lajmi më pozitiv për ekonomin e vendit që një kohë të gjatë, si rezultat i përmirësimit të kushteve në të gjitha aspektet është edhe një renditje e tillë. Por ai thotë se ky raport gjithashtu ka nxjerrë disa dobësi të mëdha dhe që janë të rëndësishme për bizneset.

“Mendoj që edhe pse ka një ngritje të tillë kemi stagnim të investimeve të huaja direkte dhe ende vazhdon të jetë prezentë fenomeni haraç apo edhe ryshfet, dhe paramendoni një investitor evropian kur merr kësi lajmi. Pra duhet të vihen në praktik edhe këto përmirësime sepse vetëm në letër nuk mjaftojnë”, thotë Beqiri.

Ai thotë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që disa reforma burokratike që janë bërë të aplikohen edhe në praktikë, në mënyrë që të bërit biznes në Kosovë të preket drejtpërdrejtë nga bizneset dhe kjo do t’i rritë gjasat për ardhjen e investitorëve të huaj.

“Republika e Kosovës duhet këto të arritura t’i vë në praktikë, për arsye se në praktik kemi situatë krejt tjetër, ende vazhdohet të ketë probleme me gjykata, prokurim, dhe qasje në financa, kemi parë se shumë investitorë janë larguar nga Kosova për shkaqe të ndryshme dhe mos kushte të mira”, theksoi Beqiri.

Çdo vit, raporti “Të Bërit Biznes” në 190 ekonomi, matë aspekte të rregulloreve të biznesit që janë me rëndësi për sipërmarrësit, duke u fokusuar në dhjetë fusha, megjithatë, ai nuk përfshinë të gjitha çështjet që janë me rëndësi për vendimet e bizneseve.

“Të bërit Biznes” nuk e matë gamën e plotë faktorëve politikave dhe institucioneve që ndikojnë në cilësinë e mjedisit të biznesit në një ekonomi ose në konkurrueshmërinë vendore. Po ashtu, raporti i Bankës Botërore nuk vlerëson aspektet  e stabilitetit makroekonomik, zhvillimit të sistemit financiar, madhësisë së tregut, rasteve të mitos dhe korrupsionit, ose cilësisë së fuqisë punëtore. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Ish-sekretari Kerry, krah Palestinës: është Izraeli që nuk e do paqen

Ish-sekretari Kerry, krah Palestinës: është Izraeli që nuk e do paqen

Smogu apokaliptik në Nju Dehli, ja si përplasen automjetet në një aksident zinxhir (video)

Smogu apokaliptik në Nju Dehli, ja si përplasen automjetet në një aksident zinxhir (video)

Zbulohet supervetura e re e Lamborghinit, një “avion” i vërtetë

Zbulohet supervetura e re e Lamborghinit, një “avion” i vërtetë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni