Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Mirëpresim fjalët e presidentit Obama gjatë vizitës në xhami: tani duam veprim!”

by te Sheshi
04/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Mirëpresim fjalët e presidentit Obama gjatë vizitës në xhami: tani duam veprim!”

Pjesa më e madhe e amerikanëve nuk kanë hyrë asnjëherë brenda një xhamie. Tashmë, pas shtatë vjetësh në detyrë, presidenti amerikan, Barack Obama  më në fund vizitoi një të tillë në tokën amerikane. Komuniteti musliman mirëpriti vizitën dhe fjalët e presidentit në xhami, por ata shpresojnë që të tjerë politikanë të ndjekin gjurmët e tij. “Dhe ne shpresojmë, që është edhe më e rëndësishme, që fjalët e presidentit të pasohen menjëherë nga veprimet”.

Në emër të komunitetit musliman, imami Khalid Latif dhe Linda Sarsour shkruajnë në një artikull në “The Guardian” se sikundër shumë të tjerë kishin shkuar në Marilend për të marrë pjesë në vizitën e Obamës në xhami. Obama, thonë ata, ka munguar mes komunitetit musliman për shumë vjet. Por, pas vizitës, sipas tyre, ajo që kishin në mend shumë muslimanë ishte nëse ai mund ta shlyejë këtë mungesë dhe t’i përgjigjet shqetësimeve aktuale të këtij komuniteti.

“Muslimanët amerikanë jo vetëm që përballen me diskriminim dhe akte urrejtjeje, por gjithashtu edhe me ndikimin e politikave qeveritare që kanë vijuar të stigmatizojnë komunitetet tona. Në Nju Jork, realiteti i islamofobisë është rritur përtej retorikës së urrejtjes. Fjalët janë kthyer në vepra”, thonë ata.

Rrahje brutale të të moshuarve muslimanë, sulme mbi nxënëset e shkollës fillore që mbajnë xhihab, sulme mbi dyqanxhinjtë, – të gjithë këto janë bërë më frekuente dhe kanë tronditur të gjitha komunitetet.

Muslimanët gjithashtu vënë në dukje se ata ndikohen më së shumti nga përgjimet e paligjshme, kontrollet e imta dhe marrja në pyetje në kufijtë amerikanë, si dhe mungesë të shërbimeve mes problemeve të tjera. “Historitë tona janë reflektim i komuniteteve muslimane në të gjithë vendin”, thonë ata. Pritshmëria që kjo situatë të ndryshojë, ishte e pranishme në shumë njerëz që morën pjesë në vizitën e presidentit Obama.

Gjithsesi, komuniteti musliman ka vlerësuar fjalët e Obamës në  Shoqërinë Islamike të Baltimorës. “Fjalët kanë rëndësi”, thonë ata.

Ashtu sikundër vuri në dukje Obama, nuk ka pasur kurrë një Amerikë pa Islam. “Gjenerata muslimanësh ndihmuan në ndërtimin e kombit tonë”, tha ai, me të drejtë.

Muslimanët kanë qenë në këto brigje përpara themelimit të vendit dhe trashëgmia e muslimanëve të Amerikës është e gjerë.

Fjalët e presidentit ishin të nevojshme për t’u dëgjuar në shkolla, kongregacione e lagjet amerikane anë e mbanë Amerikës. “Biem dakord me presidentin Obama kur thotë se nuk mund të vendosim nën hetim të gjithë marrëdhënien tonë me muslimanët amerikanë dhe kur thotë se përfshirja me komunitetet amerikano-muslimane nuk duhet të jetë shkak për mbikqyrje”, thonë analistët.

“Ne, si komunitete amerikane muslimane duhet të shihemi dhe të trajtohemi si qytetarë të vendit dhe jo si të dyshuar. Ne jemi gjithashtu, pjesë e lëvizjeve për drejtësi sociale që bëjnë thirrje për dhënien fund të brutalitetit të policisë, që kërkojnë një rrugëzgjidhje drejt shtetësisë për miliona emigrantë pa dokumente, për reforma në arsim dhe për të mirëpritur refugjatët sirianë”, shkruajnë ata.

Liderët e dy prej  komuniteteve amerikane muslimane në Amerikë thonë në shkrimin e tyre se e dinë mirë se Amerika është një vend shumëdimensional, me besime të ndryshme fetare, që përfaqëson çdo rracë, etni e origjinë kombëtare.

Sipas tyre, shumë punë duhet bërë për të adresuar probleme të tilla. Dhe duke vlerësuar fjalët e Obamës, ata thonë se veprimet kanë më shumë rëndësi.

“Shpresojmë që administrate aktuale të përdorë muajt që mbeten për të forcuar manualin ekzistues federal për dhënien fund të profilizimeve racore e fetare të muslimanëve amerikanë dhe programeve që rezultojnë me përgjimin e xhamive, shkollave muslimabe dhe restoranteve e të punojë për të zbatuar politika më të mira për të gjurmuar, monitoruar dhe adresuar në mënyrë efektive shkeljet e të drejtave civile, diskriminimin dhe dhunën për shkak të urrejtjes që trageton komunitetet tona”, shkruajnë ata.

Këto reforma, cilësohen nga muslimanët, si hapat e duhur për një marrëdhënie domethënëse me komunitetet.

“Si prindër ne jemi në betejë të përditshme për të rritur fëmijë që duan vetveten dhe besimin e tyre. Ne nuk do të pushojmë kurrë së luftuari për të drejtat e fëmijëve tanë që të rriten në një vend që i pranon pë rata që janë, për atë që besojnë dhe u lejon të jetojnë plotësisht. Qëllimi ynë është të mos përgatisim fëmijët për këtë botë, por të përgatisim këtë botë për fëmijët tanë”. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
I lindur pa krahë, pikturat e tij duken si të gjalla (foto)

I lindur pa krahë, pikturat e tij duken si të gjalla (foto)

Masakra e Elbasanit, ministri Tahiri: ja ku na ka çuar drejtësia e korruptuar

Masakra e Elbasanit, ministri Tahiri: ja ku na ka çuar drejtësia e korruptuar

Kryeministri turk paralajmëron për një valë të re të refugjatëve sirianë

Kryeministri turk paralajmëron për një valë të re të refugjatëve sirianë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni