“Më mirë të vdesim se të kthehemi pas”. Kështu dy të arratisur sirianë i kanë vënë zjarrin vetes ditën e sotme në kampin grek të Idomenit, në kufi me Maqedoninë, në shenjë proteste ndaj mbylljes së “portës së Ballkanit”.
“Jemi gati të vdesim këtu dhe të mos kthehemi pas”, – kanë thënë dy migrantët para se të digjeshin. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy të plagosurit u dërguan në spitalin e zonës. Në Idomeni janë mbajtur disa protesta nga mijëra refugjatë të bllokuar prej javësh, pas mbylljes së kufijve.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen dy persona që lyhen me lëndë të djegshme dhe më pas i vënë zjarrin vetes./tesheshi.com/