Ndërsa Gaza po bombardohet në kufijtë e të pabesueshmes, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë jodetyruese jordaneze për armëpushim.
Por një amendament i cili përfshinte një referencë për Hamasin, i propozuar nga Kanadaja dhe i mbështetur nga SHBA, nuk arriti të marrë një shumicë prej dy të tretash dhe nuk u miratua.
Vendet që votuan kundër Rezolutës që u miratua sonte në OKB janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli, Austria, Kroacia, Republika Çeke, Fixhi, Guatemala, Hungaria, Izraeli, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re, Paraguaj dhe Tonga.
Rezoluta bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe Hamasit dhe kërkon qasje të ndihmës në Gaza.
Dyzet e pesë vende abstenuan, përfshirë Kanadanë, e cila prezantoi një amendament që do të dënonte më qartë Hamasin dhe “marrjen e pengjeve”, amendament që nuk u miratua. Gjermania, e cila mbështet fuqishëm Izraelin në luftë, dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu abstenuan.
Edhe Shqipëria zgjodhi të abstenojë. /tesheshi.com/