Qeveria shqiptare, në bazë të një marrëveshjeje me atë kosovare, miratoi hapjen e një pike te re doganore të përbashkët, atë Shishtavec-Kurshevë. Gjithashtu u miratua dhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushtet e marrjes së lejeqëndrimit të përkohshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Kurshevë (Dragash), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në tekstin zyrtar. /tesheshi.com/