Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mirahorët bashkuan ortodoksët e Peskëpisë me myslimanët e Korçës

by te Sheshi
10/04/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
Mirahorët bashkuan ortodoksët e Peskëpisë me myslimanët e Korçës

Nga Vepror Hasani

Në fillesat e veta Peskëpia ishte një fshat i vogël. Me këtë emër – “Peskëpi” – e pagëzuan banorët e zonës, sepse në krye të herës pati vetëm 5 shtëpi,(pesë-skëpi). Këto pak familje kishin mbetur nga koha e pushtimit bullgar. Banorët e saj quheshin çifçinjë sepse ishin bujq pa tokë. Ngaqë ishin të huaj nuk gëzonin asgjë të trashëguar. Ndoshta ishin njerëzit më të varfër të të gjithë krahinës. Në fillim të shek. XV, numri i familjeve të fshatit Peskëpi, ishte 15. Në vitin 1431-1432, sipas regjistrimit turk, Peskëpia mbërriti në 71 shtëpi. Me qytetin e Korçës nuk kishin asnjë lidhje edhe pse i ndante nga njëri-tjetri veçse një lumë. Të veçuara mbeten edhe kur Mirahori në vitin 1504-1505 shpalli vakëf si Korçën ashtu dhe Peskëpinë. Të ndara e vijuan udhën e tyre edhe për disa shekuj me radhë. Korça banohej nga myslimanët dhe Peskëpia nga ortodoksët. Kishës greke të Korçës i pëlqente veçimi i banorëve ortodoksë; kjo gjë e ndihmonte në helenizimin e shpejtë të besimtarëve të saj:

 “Megjithse propaganda dhe politika greke nuk kishin mundur t’ia arrinin qëllimit final – helenizimit të plotë të kësaj popullsie, (të Peskëpisë) efektet e saj ndjeheshin në shtresa të ndryshme të popullsisë ortodokse shqiptare…”  (Hysni Myzyri, “Shkollat e para kombëtare shqipe” ,Tiranë 1973, f. 43)

Korca 1941

Ata që i bashkuan ortodoksët e fshatit Peskëpi me myslimanët e qytetit të Korçës ishin Mirahorët. Fillimisht Mirahorët hoqën taksat, jo vetëm për banorët e Korçës, por edhe për ata të Peskëpisë, ndërsa posaçërisht për Peskëpinë, ndërtuan rrugën që lidhi kishën e “Shën Gjergjit” me qytetin e Korçës;  bulevardin “Shën Gjergji”; “Rrugën e Pazarit”; “Lagjen e Kalasë”; Pazarin e vogël të Peskëpisë, që  bujqit e këtij fshati të shisnin drithra, bostane dhe bagëti. Të gjitha këto e sollën Peskëpinë më afër me qytetin e Korçës. Nga Mirahorët ishte ndërtuar edhe shtëpia ku u ngrit flamuri i Krahinës Autonome të Korçës. Deri më sot është thënë se kjo shtëpi ishte e Sugarëve, por tashmë nuk na rezulton të jetë kështu. Rënojat e kalasë u zbuluan kur po hapeshin themelet e shtëpisë së Sugarve në vitin 1923:

“Sipas vrojtuesve amatorë, ky mur (i rënojave të kalasë) i zbuluar më 1923, gjatë hapjes së themelive të shtëpisë së Sugarëve, ishte ndërtuar me gurë të zinj të dimensioneve mesatare të lidhur me llaç gelqereje…” (Sejdin Ramo, “Ilia Panariti dhe Korça”, f. 34)

Shtëpia ku u ngrit flamuri, (10 dhjetor 1916), shërbente si Prefekturë, pak më poshtë, bri saj, ishte ndërtuar Bashkia. Për të gjitha këto sa përmendëm më sipër, do t’i sjellim të shpjeguara më poshtë. Na ndiqni me leximin e këtij materiali.

Heqja e taksave që nga viti 1504-1505 e lehtësoi jetën e banorëve. Nga 71 shtëpi që kishte patur Peskëpia në vitin 1431-1432, në vitin 1713 numëronte më shumë se 250. Pikërisht në këtë kohë, Mirahorët, (njerëzit e themeluesit të qytetit të Korçës),  përveç heqjes së taksave ofruan për banorët e Peskpisë dhe një investim të veçantë. Me ndihmën e tregtarëve myslimanë, (shek.XVIII), ndërtuan rrugën që lidhi kishën e “Shën Gjergjit” me qytetin. Rruga u shtrua me kalldrëm ashtu si të gjitha rrugët e Korçës. Në atë kohë qyteti nuk kishte asnjë rrugë të pashtruar dhe pa kanalet e kullimit të ujërave. E tillë u ndërtua edhe kjo rrugë. Ndërtimi i rrugës u shënua edhe në kodikun e Korçës:

“Rrufeti i tabakëve shtroi me gurë rrugën nga kisha e Shën Gjergjit deri brenda në qytet” . (Kodiku i Korçës, dok. 15)

Rruga e Postes

Kur gjatë viteve 1868-1873 e në vijim Mitropolia e Korçës dhe banorët e fshatit Peskëpi  nxorën në shitje pronat e tyre, (arat dhe bostanet), gjë që solli popullimin e bregut të djathtë të përroit të “Shën Gjergjit”, Mirahorët ndërmorën një hap tjetër: i dhanë fshatit Peskëpi bulevardin më të bukur të kohës. Jo të gjithë e dinë këtë gjë. Aty ku sot shtrihet bulevardi “Shën Gjergji”, kalonte një përrua i thellë. Mblidhte ujërat që vinin nga kodrat e qytetit dhe i çonte në lumin e Korçës. Mirahorët e bënë bulevard. Që nga atëherë e deri më sot, ish-përroi vazhdon të jetë një nga shëtitoret më të bukura të Korçës. E shtruan edhe me kalldrëm, me gurë të zinj e të lëmuar të sjellë nga lumi që kalonte aty pranë. Projektet për ndërtimin e fshatit Peskëpi dhe të Korçës bëheshin nga Mirahorët. Përveç pronave private të kishës dhe banorëve, gjithçka tjetër ishte pronë personale e Mirahorëve. Në të gjithë gjatësinë e bulevardit, më të majtë të tij, Mirahorët ndërtuan me financimet e tyre një varg të gjatë dyqanesh dhe hotele.

Me ardhjen e banorëve të rinj nga fshatrat, popullsia e Peskëpisë u rrit ndjeshëm:

“Sipas kodikut të Korçës, (dok 166), në vitin 1879 qyteti, (Peskëpia dhe Korça), numëronte 1.500 shtëpi me 13.000 banorë, kurse Karmici, (drejtor i shkollave greke në Korçë) jep të njëjtin numër familjesh, (1.500 shtëpi), nga të cilat 1.250 në Varosh (ose Peskëpi) dhe 250 në Kasaba, por një numër banorësh prej 10.000 vetësh”.
(Pirro Thomo, “Korça urbanistika dhe arkitektura” f. 199)

Edhe pse informacioni i Karmicit duket i eksagjeruar, e vërteta është se gjatë këtyre viteve (1870-1890), popullsia e Peskëpisë u rrit me shpejtësi:

“…Bujqit e ardhur nga fshatrat përreth, u vendosën në periferi të qytetit, në perëndim, sepse kishin pranë tokën për arë, bostan dhe pemtari. Vllehët, të zbritur nga vargmalet përreth Moravës, të Gramozit, të Voskopojës, apo të ardhur nga  Frashëri dhe  Myzeqeja, u vendosën, kryesisht, në lagjen Lindore të qytetit, në lagjen Barç, sepse kishin pranë kullotat e kodrave të qytetit, korijet dhe pyjet e Moravës, ku mund të kullotnin bagëtinë, dhentë dhe dhitë”. (Vagjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f.32)

Pikërisht në këtë dyndje të madhe njerëzish të ardhur nga fshatrat, Mirahorët u erdhën sërish në ndihmë banorëve të Peskëpisë. Ndërtuan një rrugë tjetër të re, po aq të bukur sa  bulevardi “Shën Gjergji” e cila lidhi lagjet e reja, të sapopopulluara, “Varosh” dhe Katavarosh”, me pazarin e Korçës. Rruga u pajis edhe me një urë guri me qemer mbi lumin që ndante Korçën me Peskëpinë. Për ndërtimin e urës u kërkua ndihma e mjeshtërve gegë të Elbasanit. Kur u ndërtua kjo urë, e gjemë te një përshkrim i vitit 1890:

“Pazari gjendet në Kasaba (qytetin e Korçës), matanë lumit të Korçës. Mbi këtë të fundit, kur hyn për në Pazar, ka një urë të gurtë, që është ndërtuar para disa vitesh”. (Ilia Ballauri, “Korça, Enciklopedica”, nr. 2, f. 28)

Përgjatë kësaj rruge u ndërtua Pazari i Vogël i fshatit Peskëpi. Banorët e saj mund të shisnin aty drithrat që prodhonin dhe bagëti. Pazar i Peskëpisë kishte shumë pranë edhe me pazarin e bagëtive:

“Funksioni (i këtij pazari) ishte më i kufizuar dhe veprimtaria në të kryhej kryesisht në një ditë të caktuar të javës, në ditën e pazarit …I shkëputur mjaft nga ky, (nga pazari i Korçës), buzë lumit ishte pazari i vogël, ku tregtohej kryesisht bereqeti. Në vazhdim të tij, një shesh i madh emërtohej Pazari i Bagëtive, pranë tij ishte vendosur thertorja”. (Pirro Thomo, “Korça urbanistika dhe arkitektura”, f. 206 dhe 209)

korca pikture 1

Nga ndërprerja e dy rrugëve të reja: Bulevardit “Shën Gjergji” dhe “Rrugës së Pazarit” u krijua një kënd i drejtë. Brenda hapësirës së këtij këndi gjendeshin rrënojat e kalasë së Korçës. Deri në këtë kohë territoret e saj ishin të lira, nuk ishte ndërtuar asgjë. Mirahorët vendosën t’i jepnin Peskëpisë një lagje tjetër të re, e cila u quajt “Lagjja e Kalasë”.  Qendrën administrative të Korçës, që deri atëherë kishte qenë në “Lagjen e Lumit”,  e sollën në “Lagjen Kala”, shumë më pranë me banorët e sapoardhur. Qendra administrative e re përshkruhet edhe nga Pirro Thomo:

“…Në takimin e këtyre dy rrugëve u formua një shesh i vogël. Aty u ngritën një varg dyqanesh, hotelesh e hanesh, si hotel “Metropol”, “Telegraf”, “Kostandinopol”, kazinoja etj, pra ndërtesa me një frekuentim masiv të dendur. Nga fundi i shek XIX e fillim të shek.  XX në këtë shesh u dendësuan edhe ndërtesat administrative, Bashkia, Prefektura, Gjykata, Drejtoria e Financës, një farmaci etj”. (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 146)

Që dyqanet dhe hotelet e “Lagjes së Kalasë” ishin prona të Mirahorëve, kuptohet edhe nga një fakt tjetër. Në vitin 1924 Mirahorët nxorën në shitje një pjesë të madhe të dyqaneve të tyre, vetëm në bulevardin “Shën Gjergji”, rreth 300 metra i gjatë, nxorën në shitje 12 dyqane:
Dyqane 12 në bulevardin “Shën Gjergji”

Dyqane 4 në udhën e “Shën Marisë”

Dyqane 10 në treg të Kasapëve

Dyqane 2 në “Udhën e Janinës”

Dyqane 3 në treg të Kovaçëve

Dyqane 2 kundrejt Argjendarëve

Dyqane 1 në treg të Saraçve

Dyqan 1 ngjitur varreve të Xhamisë së Iljaz bej Mirahorit

Hamam 1 kundrejt dybesë H. Uranxhi

Sikundër tregohet më sipër, pasuritë e Vakëfeve, dyqane etj, nxirren në ankand që sot gjer më 20 qershor kur marrin fund definitivisht. Kush dëshiron, le të adresohet në zyrën e Vakëfit
K. i K. Xhematit Korçë
Myftiu H.Jusuf

(“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 24 maj 1924)

Korça u administrua nga Mirahorët së paku deri në vitin 1912:

“Vakëfi i Khoxha Mirahor Iljaz beut vazhdoi gjer më 1912; pas shkatërrimit të Perandorisë Otomane në Ballkan, nuk u njojtën më të drejtat e Vakëfit, nga qeveria paguheshin vetëm shpenzimet për Xhaminë e Madhe. Pas vitit 1920 qeveria e Tiranës mori vendim mbi rregullimin e Vakëfit duke i njohur mytevelinjve dhe Xhamisë së Madhe një pagesë prej franga ari  27.250 për çdo vit. Më 14.IV.34, me ligj të veçantë, iu dha fund shpërblimeve, por Xhamisë së Madhe dhe mytevelinjve iu dha një shumë e përhershme prej 263.560 franga ari”. (Petraq Pepo, “Dy dokumente mesjetare mbi Shqipërinë”, f. 277)

 Megjithatë, ishin Mirahorët ata që përmes investimeve të tyre, edhe fshatin Peskëpi  e bënë pjesë të qytetit të Korçës. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

14/05/2025
Next Post
Samsung pregatitet për serinë e re C: ja dy modelet që pritet të dalin në treg

Samsung pregatitet për serinë e re C: ja dy modelet që pritet të dalin në treg

Deputeti Pjerin Ndreu shkakton aksident por pranon fajin: Më gjobisni mua

Deputeti Pjerin Ndreu shkakton aksident por pranon fajin: Më gjobisni mua

Importi i produkteve bujqësore, halli i madh i bujqve të Kosovës

Importi i produkteve bujqësore, halli i madh i bujqve të Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.