Do jetë ekipi kanadez dhe jo ai gjerman me të cilin do të ndeshet përfaqsuesja shqiptare e futbollit në kuadër të një miqësoreje, në prag të europianit, Francë 2016.
Kjo është konfirmuar nga FSHF-ja, e cila ka informuar dhe për datën, 5 qershor, pra një javë para sfidës së Francës.
Më parë u përfol se do jetë Gjermania ajo me të cilën do ndesheshin kuqezinjtë në miqësore, por që nuk është bërë e mundur.
Pra, kur kanë mbetur dhe 6 muaj para Francës, Shqipëria ka përcaktuar zyrtarisht dy miqësore: atë me Austrinë dhe me Kanadanë e largët. /tesheshi.com/