Rreshje të jashtëzakonshme ka patur kryeqyteti në pak minuta, të shoqëruara me breshër.
Rënia e rreshjeve të tilla të dendura është paralajmëruar prej ditësh.
Janë përmbytur rrugë të tëra, çka ka sjellur dhe bllokimin e qarkullimit në segmente të caktuara.
Më e rëndë është situata në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin, e cila është bllokuar për shkak të përmbytjes. Lëvizja e makinave është zhvendosur në rrugën e vjetër të Ndroqit.
Një situatë e ngjashme është dhe në pjesë të tjera të territorit të vendit. Nga Lezha raportohet po ashtu për pëmbytje.
Shira të rrëmbyeshëm parashikohet që të ketë dhe në orët në vazhdim e në ditën e nesërme. /tesheshi.com/