Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq ka pritur sot në Beograd Fatos Bytyqin, vëllain e Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqit që forcat paramilitare serbe i vranë në qershorin e vitit 199, kur tre shqiptarët me shtatësi amerikane po ndihmonin disa familje rome që të kalonin kufirin.
Qeveria e SHBA e ka vënë zbardhejn dhe dënimin e fajtorëve si kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.
Siç bën të ditur B92, bashkë me Fatos Bytyqin, në takim kanë qenë edhe zv.ambasadori amerikan në Beograd, Kurt Donnelly dhe Sekretari i Dytë i ambasadës së SHBA, John Bowermaster.
Qeveritarja serbe ka bërë të ditur se tashmë po punohet që të dalë e gjithë e vërteta e ngarjes
Kuburoviq tha se qeveria serbe do të mbështesë zyrën e prokurorit të Krimeve të Luftës për të nxjerrë fakte nga kjo ngjarje. /tesheshi.com/