Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ministrja Klajda Gjosha: Shqiptarë, mos hidhni hapa të gabuar, për ne s’ka azil ekonomik!

by te Sheshi
31/01/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
Ministrja Klajda Gjosha: Shqiptarë, mos hidhni hapa të gabuar, për ne s’ka azil ekonomik!

Nga Eva Gjura

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjoshaj në një interviste për ‘tesheshi.com’, deklaron se marrja e statusit të vendit kandidat në qershor të 2014 ishte një arritje historike, por qeveria po punon fort për të realizuar të gjitha kushtet për të kaluar në hapin e radhës, që është çelja e negociatave. Ministrja Gjoshaj shprehet se në mes  të pesë prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë është edhe reforma në drejtësi. Sipas saj, pa këtë reformë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat dhe nuk mund të hedhë asnjë hap përpara me procesin e integrimit. Lidhur me deklarimin e disa vendeve të BE-së që do të pezullojnë Shengenin, ministrja sqaron se nuk ka bllokim, por vetëm shtim të kontrollit. Për të mos patur penalitete, ministrja bën një apel për të gjithë qytetarët shqiptarë që të mos hedhin asnjë hap të gabuar, pasi nuk do të ketë azil ekonomik për ta…

Qeveria shqiptare pret në pranverë një opinion nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Çfarë ka bërë qeveria në këtë drejtim a do të marrim një vlerësim pozitiv?

Pas marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor të vitit 2014, arritje historike për vendin, përpjekjet për të  çuar përpara procesin e integrimit, nuk kanë ndalur për asnjë moment. Sigurisht që ne jemi të gjithë të vetëdijshëm që kemi të bëjmë me një proces kompleks, që në vijimësinë e tij ndikohet nga faktorë, të cilët, jo gjithmonë varen nga angazhimi ynë për të përmbushur kushtet e lëna për të kaluar në fazën e radhës, hapjen e negociatave. Kjo fazë është edhe më e rëndësishmja, por gjithashtu edhe më e vështira. Është një test do ta quaja madhor për të gjithë shoqërinë shqiptare, në çdo aspekt.

Për të arritur deri këtu, fillimisht Shqipërisë i duhet një rekomandim nga Komisioni Europian, i cili është i lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi. Siç e dini, Shqipërisë i janë lënë 5 prioritete në mënyrë që të hapë negociatat dhe ne jemi të bindur se reforma në drejtësi  do të mund t’i japë zgjidhje shumë çështjeve prioritare në sytë e partnerëve tanë evropiane, duke i dhënë frymëmarrje shumë sektorëve dhe çka është me e rëndësishmja duke i rikthyer besimin qytetarëve tek një sistem që prej vitesh nuk funksionon si duhet. Ndërkohë, në këtë hark kohor, janë ndërmarrë një sërë reformash, të cilat janë vlerësuar nga partnerët tanë europianë, janë reflektuar edhe në raportin e Komisionit në tetor të 2015, ku veçanërisht puna për plotësimin e pesë prioriteteve është nënvizuar nga Komisioneri Hahn, duke na inkurajuar edhe më shumë.

Siç e thatë dhe ju, një ndër kushtet për hapjen e negociatave është edhe miratimi i reformës në drejtësi. Aktualisht politika është përfshirë në  një  debat të forta dhe duket se miratimi i kësaj reforme është ende larg. Sërish do të paguajnë shqiptarët koston e tekave të politikës?

Unë e kam thënë edhe më herët se e gjithë  klasa politike shqiptare, duhet të jetë e vëmendshme dhe e angazhuar maksimalisht për gjetjen e konsensusit dhe miratimin sa më parë të reformës në drejtësi. Pa këtë reformë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat. Pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të hedhë asnjë hap përpara me procesin e integrimit. Sigurisht që shqiptarët nuk e meritojnë këtë, ndaj dua të besoj se edhe vetë klasa politike do të dijë të gjejë gjuhën e përbashkët për të përmbyllur këtë reformë madhore për vendin. Megjithatë, dua të theksoj se kemi të bëjmë me një reformë të thellë, debati është normal, ajo çka s’duhet të ndodhë është që ky debat të humbasë konstruktivitetin në funksion të reformës dhe të përdoret për interesa specifike politike.

Ku është qeveria me plotësimin e 5 prioriteteve të vëna nga BE si kushte për hapjen e negociatave?

Është bërë një punë mjaft e mirë me prioritetin  e parë: Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar. Kemi marrë vlerësime mjaft pozitive për reformën në administratë, konkurset dhe gjithë  masat që po ndërmerren për të krijuar një administratë publike të denjë për vendin e punës. Arritje ka gjithashtu edhe në luftën ndaj krimit të organizuar, mund të përmend aksionin e madh në Lazarat, çka ka bërë që Shqipëria të shihet me sy tjetër nga  ndërkombëtarët dhe gjithë përpjekjet e përditshme për të ndalur krimin dhe trafikun.  Vlerësime pozitive ka në lidhje me zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit, por vijoj të theksoj se reforma në drejtësi  ka ndikim të drejtpërdrejtë tek të gjitha këto prioritete.

Opozita në deklaratat e saj nuk rresht së akuzuari qeverinë duke u shprehur se nuk ka asnjë strategji për anëtarësim, ndaj Shqipëria nuk ka marrë apo më saktë nuk pret ndonjë lajm për çeljen e negociatave. A qëndron ky pretendim i opozitës?

Absolutisht jo. Bordi i negociatave i ngritur nën drejtimin e kryeministrit, po punon intensivisht për të reflektuar se ku do të jetë fokusi i ndërhyrjeve dhe masave në vijim. Partnerët tanë kanë shprehur mbështetjen për avancimin e Shqipërisë me procesin. Ata gjithashtu kanë nënvizuar rëndësinë madhore të reformës në drejtësi, ndërsa ju siguroj se me kalimin e saj, Shqipëria  është gati për hapjen e negociatave. Këtë hap, unë e lexoj si angazhim edhe më të madh për tu afruar me Bashkimin Europian, nëpërmjet përmbushjes së standardeve, zhvillimit ekonomik, konsolidimit të demokracisë.

Por më lejoni të nënvizoj se procesi i integrimit  ka hallkat dhe fazat e tij, rregulla strikte të vendosura nga vendet anëtare dhe kërkon kohën e nevojshme që të gjitha këto të plotësohen. Është thelbësore që procesi i integrimit të mos shihet si proces i maxhorancës apo opozitës. Procesi i integrimit nuk është arritje e asnjë pale politike. Procesi i integrimit në çdo hap pozitiv që hedhim është arritje e gjithë shqiptarëve. Procesi i integrimit nuk mund të politizohet dhe keqpërdoret nga asnjë palë politike.

Çfarë humbasin shqiptarët nëse edhe ketë herë nuk marrim një ftesë nga BE? A ka ardhur koha që të ketë përgjegjës konkret, boll më me hedhje e pritje të topit duke e bërë fajin qyrk siç thotë populli dhe duke mos e veshur asnjë?

Shqiptarët humbasin kohë para së gjithash për të qenë pranë Bashkimit Europian. Unë mendoj se ne nuk kemi kohë për të humbur, duhet që gjithë energjinë dhe potencialin tonë ta fokusojmë te mbarëvajtja e procesit, cilësia e tij, te transformimi i shoqërisë, zhvillimi i çdo fushë me mundësi konkrete për brezin e ri. Shqiptarët humbasin një mundësi për të avancuar me axhendën evropiane, mundësi kjo që i jepet Shqipërisë në këmbim të plotësimit të një kushti, reformës në drejtësi të cilën ne duhet ta bëjmë për vetën tonë,

Disa vende të BE –së kanë pezulluar shengenin duke shtuar kontrollet e rrepta ne pikat kufitare. Mos vallë shqiptarët nuk do të lëvizin më lirshëm?

Kjo do të thotë që kontrollet do të jenë të forta për të mos lejuar emigrimin e paligjshëm dhe shtimin e numrit të azilkërkuesve. Nuk besoj se do të ketë pengesë për shqiptarët për të udhëtuar brenda rregullave të Shengenit. Aq më tepër që nga Shqipëria ka një rënie të ndjeshme të kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Europian. Kjo masë është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë azilin si zgjidhje. Gjej rastin tu bëj apel qytetarëve: Mos hidhni këtë hap të gabuar. Nuk do të ketë azil ekonomik për shqiptarët!

Europa është e fokusuar në zgjidhjen e krizës së refugjatëve që vijnë nga vende që janë në luftë. Shqipëria është një vend i sigurt. Kërkesat për azil do të refuzohen.

Bashkimi Evropian duket se nuk është në ditët e tij më të mira. Por pavarësisht kësaj fqinji ynë Italia nëpërmjet kryeministrit Renzi është shprehur se  Europa duhet të vazhdojë të zgjerohet dhe se Shqipëria duhet të jetë pjesë e saj. Që të jetë më e kuptueshme për shqiptarët, nuk do Evropa apo nuk kemi plotësuar ne kushtet?

Ne nuk jemi gati për të qenë pjesë e Europës me të drejta të plota si vend anëtar. Kemi ende shumë rrugë dhe punë për të bërë. Nga ana tjetër, projekti europian do të ishte i paplotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk ka vend për të diskutuar nëse Europa e do apo jo Shqipërinë pjesë të saj. Shqipëria është pjesë e Europës, por do ende kohë që kjo përkatësi të mos jetë  vetëm gjeografikisht. Ne duhet të përmbushim të gjitha detyrimet që na takojnë dhe për këtë nuk ka mëdyshje. Nga ana  tjetër,  fleksibiliteti i vendeve anëtare, pikërisht sepse Europa nuk është në ditët e saj më të mira, është një ndihmë jo vetëm për Shqipërinë, por për vetë Europën.

Ju po drejtoni ministrinë e Integrimit, një ministri e cila ka lidhje të shpeshta dhe të përditësuar me faktorin ndërkombëtarë. Cili është perceptimi i tyre për Shqipërinë, ecurinë politike por edhe ekonomike të vendit?

Perceptimi për Shqipërinë, në sytë e ndërkombëtarëve është përmirësuar ndejshëm. E them këtë me sinqeritet dhe shumë kënaqësi, pasi në të gjitha takimet që ne kemi vlerësohet përpjekja  për reformat shtet-ndërtuese. Janë të paktat rastet kur perceptimi është i gabuar siç ka ndodhur jo pak herë me vendin tonë. Mendoj se ndërkombëtarët janë më të vëmendshëm ndaj Shqipërisë, njohin problemet reale që ne kemi, të cilat janë të pamohueshme dhe kërkojnë një vullnet të madh nga të gjithë ne për t’u zgjidhur. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Opinionisti Mushkolaj shkruan kundër ministrit Agani, reagon sekretari PD-së: Ku po të dhemb Imer?!

Opinionisti Mushkolaj shkruan kundër ministrit Agani, reagon sekretari PD-së: Ku po të dhemb Imer?!

Rama: U sqaroj kapuçin mbi kokë dhe makaronat në gojë

Rama: U sqaroj kapuçin mbi kokë dhe makaronat në gojë

Kreu gazetarëve në Maqedoni, letër kryeministrit Dimitriev: duhet të takohemi për mediat!

Kreu gazetarëve në Maqedoni, letër kryeministrit Dimitriev: duhet të takohemi për mediat!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni