Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro nuk kurseu as Gjirokastrën e saj në atë që ajo e konsideron situarë dramatike ndotjeje mjedisore në Shqipëri, që siç tha pak ditë më parë, “duken sikur nuk sosen kurrë.
Sipas saj, janë 30 vite papërgjegjshmëri njerëzore. Në ndjekje të aksionit kombëtar të pastrimit të iniciuar nga qeveria muaj më parë, në fundin e sezonit, znj. Kumbaro solli dëshpërueshëm në vëmendje atë çfarë ndodh në lagjen e nënës së saj në Gjirokastër.
“Qe te mos me ‘akuzoje’ njeri se mbaj me hater Gjirokastren time, nuk ngurrova te ndaj me ju trishtimin tim kur inspektova lagje gjirokastrite, ku ka sokake te paster llams, sa te duket se do shohesh fytyren si ne pasqyre, por ku ka edhe rrepira si perroi poshte lagjes Dunavat, (perseris: lagjia e nenes time) që çdo herë mbushet e mbushet e mbushet me plehra me justifikimin e tmerrshem dhe te turpshem se ‘ketu i kemi hedhur ngahera’”, shkroi ajo. /tesheshi.com/