Ministrja e Drejtësisë, Elida Gjonaj paralajmëron tronditje në hipoteka, zyrat e pronave dhe Aluizni, duke larguar të gjithë ata që nuk kanë shkollën e duhur apo denoncohen nga qytetarët.
Ministria e Drejtësisë bën të ditur në një njoftim të zyrës së shtypit se Gjoni, gjatë takimeve të zhvilluara në Rrëshen, pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë ka folur për masa drastike.
“Ministrja Gjonaj tërhoq i vëmendjen që çdo ankese t` i jepet rëndësia dhe seriozitet i i duhur, sikundër ajo vetë s i ministre së bashku me stafin e saj angazhohen për të shqyrtuar çdo rast që adresohet përmes portalit shqipëriaqëduam.al.
Për të ndryshuar perceptimin e deritanishëm të funksionimit të këtyre institucioneve mb i shërbimet ndaj qytetarit, Ministrja e Drejtësisë u shpreh e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje ligjore, abuzime me detyrën apo marrje rryshfeti, duke paralajmëruar largime nga puna, procedime për ndjekje administrative apo penale për çdo punonjës apo drejtues.
Në vizionin e Ministrisë së Drejtësisë, çdo institucion i saj i varësisë, duhet të dijë s i të ofrojë qytetarin apo sipërmarrësin pranë vetes, duke nënvizuar lidhjen e
ndërsjelltë të përfitimeve në marrëdhëniet mes tyre. Ministrja tha se mbledhja e të
ardhurave nga shërbimet që u ofrohen qytetarëve apo bizneseve ndikon në rritjen e buxhetit të shtetit, duke u përkthyer në rritje të investimeve publike për qytetarët”. /tesheshi.com/