Ministri i Shëndetësisë u rrëzua gjatë debatit mbi koronavirusin
Ministri hollandez i Shëndetësisë, Bruno Bruins u rrëzua në parlament dje gjatë një debati mbi krizën nga koronavirusi. (COVID-19).
Kamerat kapën rënien e tij, ku në çast u ndihmua shpejt nga kolegët.
Bruins pretendoi se ç’i ndodhi atij nuk kishte asnjë lidhje me koronavirusin që po shkatërron botën.
“Unë u këputa për shkak të lodhjes”, shkroi Bruins në Twitter.
“Gjërat janë më mirë tani. Po shkoj në shtëpi për të pushuar që të mund të kthehem në punë nesër për të vijuar betejën me koronavirusin”, përfundoi ai. /tesheshi.com/
https://youtu.be/-KiEyMPAvPQ