Gjatë një fjalëmbajtjeje në parlament, kreu i Rendit Fatmir Xhafaj se po pritet ndihma e huaj me prova për të çuar para ligjit grupe kriminale deri me kapacitete financiare të fuqishme, siç tha, kërcënuese për rendin dhe sigurinë.
“Disa grupe kriminale zotërojnë dhe kapacitete financiare sinjifikative që i bën ato mjaft të rrezikshme për rendin dhe sigurinë. Në bashkëpunim shumë të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë po punojmë për kapjen dhe vënien me prova përpara përgjegjësisë të anëtarëve të këtyre grupeve”
Më tej, Xhafaj tha se këto grupe nuk do mund të shpëtojnë edhe nëse do jenë të lidhura me kahje politike.
“Nëse përfaqësues të politikës, qofshin të majtë apo të djathtë janë në një mënyrë apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo çdo interesi tjetër prej tyre, në emër të qeverisë ju siguroj që asnjë lloj imuniteti nuk do t’i përjashtojë ata nga goditja e ligjit”, theksoi ministri Rendit. /tesheshi.com/