Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kumtoi këtë mëngjes lajmin e një akti në funksion të unifikimit doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, parashikuar dhe në marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e fundit të dy qeverive në Pejë.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit ‘një ndalesë – një kontroll’. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”, shkruan ministri Lleshaj.
Jo pak herë është kërkuar që për shkak të fluksit të madh të lëvizjes mes dy hapësirave, të ketë një unifikim doganor mes Shqipërisë e Kosovës, për të mundësuar lehtësinë e qarkullimit. /tesheshi.com/