“Vota e Britanisë për të braktisur Bashkimin Evropian duhet të shërbejë si një alarm për Evropën në bërjen e ndryshimeve për të forcuar të ardhmen e bllokut”, tha të premten ministri i punëve të Jashtme i Italisë, Paolo Gentiloni.
“Në nivelin politik, ky është një moment në të cilin ne nuk guxojmë të qëndrojmë duarkryq. Vendimi i votuesve britanik duhet të na shërbejë si thirrje për zgjim”, – tha ministri italian.
“Ne kemi për detyrë të jemi të qartë me qytetarët evropian. Është një moment shumë i vështirë për Unionin Evropian”, përfundoi ai. /tesheshi.com/