Kreu i diplomacisë maqqedonase, Nikola Poposki është vënë në mbrojtje të përdorimit të gazit lotsjellës ndaj emigrantëve nga ana e autoriteteve të Shkupit, zhvillim i një ditë më parë.
Dhe sipas tij, kjo është një mënyrë për të ulur tensionet në mesin e migrantëve.
“Janë vërejtur rreth 400 djem të rinj në përpjekje për të hyrë me forcë në territorin e Maqedonisë nga Greqia”, tha Poposki për BBC-në.
Të hënën në mesditë, policia maqedonase përdori gaz lotsjellës kundër një grupi prej disa qindra refugjatësh që donin të kalonin forcërisht pengesën në postën kufitare në Idomeni midis Greqisë dhe Maqedonisë. /tesheshi.com/