Frank-Walter Steinmeier, ministri i Jashtëm gjerman, do të vizitojë nga sot Iranin e Arabinë Saudite, në një përpjekje për të kontribuar në zbutjen e retorikës mes dy vendeve pas përplasjes së pak javëve më parë.
Ai do të takohet sot e nesër me homologun e tij iranian, Xhevad Zarifin, e me kryetarin e parlamentit të Iranit, Ali Larixhanin, për të vijuar më pas vizitën në Arabinë Saudite, ku do të takojë ministrin e Jashtëm saudit, Adil el-Xhubejrin.
Në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i Steinmeier-it, Martin Schaefer, do të deklaronte: “Ne duam të ndihmojnë në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në rajon, e gjithashtu të tensioneve mes Iranit dhe Arabisë Saudite.”
Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman është dhe në kuadër të bisedimeve për paqen në Siri, teksa Gjermania shpreson që si Irani dhe Arabia Saudite të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi palët në Gjenevë. /tesheshi.com/