Në komisionin e ekonomisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë një rezyme të të gjithë studimit për tarifimin e Rrugës së Kombit, nisur nga qeveria Berisha në vitin 2011.
Sipas tij, qeveria “Rama” e ka përcaktuar më të ulët se ajo “Berisha” kuotën e pagesës.
“Nëse skenari i IFC parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, theksoi ministri Ahmetaj.
Sipas tij, reagimi i opozitës është një abuzim i pastër politik, pasi vetë ajo dje në pushtet ka bërë gati tarifimin. /tesheshi.com/