Takimi i radhës për “mini-Schengenin” në Tiranë, ka përplasur sërish kryeministrin Haradinaj me homologun e tij Rama.
I pari pretendon se Kosova nuk e është e ftuar në takimin e radhës së treshes Rama-Vuçiç-Zaev, duke thënë se “unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”.
Por nga kabineti i Ramës u deklaruar se “nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”.
Siç dihet, Rama ka paditur Haradinajn te organet e drejtesisë kosovare, duke e akuzuar për shpifje. /tesheshi.com/