Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Mini-grusht shteti” në Tiranë? Prokurorët e Llallës rrethojnë ILDKP, policia monitoron

by te Sheshi
08/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Mini-grusht shteti” në Tiranë? Prokurorët e Llallës rrethojnë ILDKP, policia monitoron

Kryetari i ILDKP Adriatik Llalla, gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit PAMECA, ne hotel Sheraton.

Nuk është tërhequr asnjëra palë ndërluftuese që prej dy muajsh kanë nisur një përplasje më shumë sesa verbale dhe me nerva të ngritura.

Bëhet fjalë për dy institucione bazale të pavarura në shtetin shqiptar  që kanë lënë mjetet ligjore, edhe pse si rregull kanë detyrim zbatimin e ligjit, por që po intensifikojnë luftën e tyre të ashpër edhe jashtë kornizave ligjore e institucionale.

Bëhet fjalë për kryeprourorin e Republikës, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj.

Edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas Gjykata e Apelit rrëzuan prokurorinë mbi sekuestrimin e dokumenteve, kjo nuk e ka ndalur kryeprokurorin që të thellojë hetimet ndaj ILDKP.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, hetimet ndaj ILDKP për “shpërdorim detyre” janë duke vijuar, pavarësisht se gjykatat kanë ndalur sekuestrimin e dokumenteve origjinale. Prokuroria akuzon zyrtarët e ILDKP se kanë shpërdoruar detyrën, pasi nuk kanë bërë asnjë kallëzim penal për konflikt interesi për zyrtarët, sidomos në rastin e dy deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli, apo dhe ish-deputetit. Organi i akuzës kërkoi sekuestrim dokumentesh në 7 raste, por në 6 prej tyre u kundërshtua nga ILDKP, e cila e ankimoi çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit i dha të drejtë.

Aktualisht prokurori ka në dorë vetëm deklaratat e pasurisë të 3 zyrtarëve të mësipërm dhe hetimet po zhvillohen mbi to. Por prokuroria ka kërkuar sekuestrim dhe të regjistrave dhe serverit qendror të ILDKP. Kjo nuk është pranuar nga gjykata duke e rrëzuar dy herë Llallën.

Por pavarësisht kësaj, policia gjyqësore dhe prokurorët po vijojnë hetimet. Sipas burimeve nga ILDKP, ata kanë bërë një sërë vizitash në këtë institucion për t’u njohur me dokumentacionin, si dhe për të parë procedurën e punës. Po ashtu disa prej inspektorëve janë marrë në pyetje. Duke qenë se gjykata ka ndalur sekuestrimin e serverit, prokurorët pritet që të shkojnë në ILDKP, për të parë aty të dhënat. Sipas burimeve, ILDKP i ka kërkuar prokurorisë që t’i japë dokumente të fotokopjuara, por kjo është refuzuar dhe ata kërkojnë me patjetër dokumente origjinale. Mirëpo kjo shihet me sy kritik nga ana e ILDKP.

Thellimi i hetimeve vjen në një moment kur dhe pak ditë nis zbatimi i vetingut. ILDKP është organi kyç që do verifikojë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrja e serverit përveçse do mund të bllokonte punën e këtij institucioni, mund të sjellë dhe ndërhyrje në të dhënat.

Duke qenë se Gjykata e Apelit e rrëzoi prokurorinë, kjo e fundit më 23 dhjetor i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke bërë ankimim. Gazeta ka siguruar informacione mbi këto ankimime.

Bëhet fjalë për 7 padi të ndara, të cilat do gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Në një rast prokuroria kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë për sekuestrimin e dokumentacionit. Më pas kërkon shfuqizimin e vendimit për serverin, për regjistrin dhe gjithë dokumentet e tjera.

Vendimi pritet të jetë në dorë të tre gjyqtarëve, Guxim Zenelaj, Artan Zenelaj dhe Tom Ndreca, pasi ata janë relatorët. Mbetet të shihet se çfarë do vendosë gjykata. Deri më tani dyshimet janë se po tentohet bllokimi i ILDKP për shkak të vettingut dhe tani gjithçka është në dorë të Gjykatës së Lartë. Fakti që janë bërë 7 ankimime të ndara, tregon se prokuroria e ka marrë shumë seriozisht hetimin ndaj ILDKP dhe kjo ka bërë që të lindin mjaft dyshime.

Prokuroria në kërkesat e saj ka sqaruar se serverin dhe regjistrat i kërkon për të parë nëse ka pasur abuzime në raste të tjera.

Duke qenë se gjykata e rrëzoi, mësohet se hetimet po përqendrohen aktualisht vetëm te deklarimet e Leskajt, Sulit dhe Kokëdhimës. Për ta prokuroria ka marrë dokumente që kërkonte dhe po fokusohet aty me shpresën se Gjykata e Lartë do lejojë të marrë të dhënat e tjera. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Studimi shkencor: Ja pse gjyshërit që kujdesen për nipërit jetojnë më gjatë

Studimi shkencor: Ja pse gjyshërit që kujdesen për nipërit jetojnë më gjatë

Nga Margarita KOLA*: 8 argumente që e bëjnë nul arrestimin e Haradinajt

Nga Margarita KOLA*: 8 argumente që e bëjnë nul arrestimin e Haradinajt

Acari shoqërohet nga humanizmi: ja ç’shkruan hoxha sarajevas në FB dhe angazhmi i Papa Franceskut

Acari shoqërohet nga humanizmi: ja ç’shkruan hoxha sarajevas në FB dhe angazhmi i Papa Franceskut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni