Pas rënies nga një pushtet gati tredekadësh, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ka zbuluar atë që politikisht duket se e ka mbajtur të fshehur, e që në kontekstin e ri, kur pushtetin e Malit të Zi po e marrin forcat pro-serbe, ka vendosur ta bëjë publike.
Sipas tij, Beogradi ka një mbështetje të heshtur (ose të kamufluar) të qendrave të politikës botërore.
“Politika aktuale e Beogradit mbështetet në heshtje nga qendrat ndërkombëtare, kryesisht për shkak të nevojës që këto qendra të jenë aktorë në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, kështu që kjo mbështetje e heshtur ose e drejtpërdrejtë në Beograd kuptohet si një mundësi për të aktualizuar ose zgjidhur përfundimisht çështjen serbe në rajon”, tha Gjukanoviç.
Në gjykimin e tij, nga kjo mbështetje mund ta pësojë dhe Mali i Zi.
“Përpjekja për të zgjidhur çështjen serbe në masën e Beogradit është një përpjekje për të ndryshuar karakterin e shtetit,” thotë Gjukanoviç, duke theksuar se Beogradi dëshiron që Mali i Zi të jetë një shtet serb. /tesheshi.com/