“Milioneri më i pafat” i Instagramit pësoi një goditje tjetër pasi Porsche-ja e tij e mbuluar me ar në vlerë prej 80,000 funta u spërkat me bojë grafiti dhe u dëmtua keq.
Lak Sira, i cili është vetëm 22 vjecar, e parkoi veturën e tij Porsche Panamera në Knightsbridge të Londrës dhe u kthye për të gjetur të mbuluar me sprej dhe grafiti ku shkruheshin fjalë me gjuhë të urrejtjes.
Vandalizmi i veturës së tij vjen dy muaj pasi një tjetër veturë e tij, Lamborghini Gallardo me vlerë prej 125.000 funte shpërtheu në flakë në autostradë, vetëm një orë pasi e bleu.
Sipërmarrësi Lak Sira fiton 200,000 funte në vit duke udhëhequr një kompani tregtare online, me foskur ne Instagram. Ai tha se po shqyrtonte marrjen e veprimeve ligjore kundër agresorëve./tesheshi.com/