Personi më i pasur i Hong Kongut ka dhuruar gati 18 milion dollarë për të ndihmuar qytetin kinez Wuhan të luftojë koronavirusin vdekjeprurës.
Sipas The Straits Times, fondacioni i biznesmenit 91-vjeçar Li Ka Shing dhuroi 17.87 milion dollarë në qytetin e Wuhan, dhe paratë do të shpërndahen përmes Kryqit të Kuq të Kinës.
Për më tepër, fondacioni siguroi fonde për blerjen e pajisjeve mjekësore për profesionistë të kujdesit shëndetësor në Hong Kong dhe Wuhan.
Pasuria e Li Ka Shing vlerësohet të jetë rreth 28.3 miliardë dollarë. /tesheshi.com/