Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Milazim Krasniqi: Ne, shqiptarët, viktima të gjuhës!

by te Sheshi
22/01/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 5 mins read
A A
Milazim Krasniqi: Ne, shqiptarët, viktima të gjuhës!

“Ekskomunikimi – Histori e Fshehur” është libri më i ri i shkrimtarit dhe publicistit prof. dr. Milazim Krasniqi. Një sprovë kjo shumë e guximshme e autorit pasi që përpiqet të zbardhë një histori prej njëzet e pesë shekujsh lidhur me format e komunikimit te ilirët dhe rolin e medies shqipe në përgjithësi. Sipas tij, historia e ilirëve dhe e shqiptarëve deri vonë, është një histori e pllakosur nga amnezioni, nga fshirja e gjurmëve kulturore, me anë të një serie të kulturocideve: “Është një periudhë e gjatë kohore, shumica e secilës ka mungesë drastike të të dhënave, sidomos periudha antike e Ilirisë, pra periudha e hershme e mesjetës e shqiptarëve karakterizohet nga mungesa totale e shkrimeve në gjuhën ilire ose shqipe.”, thekson autori.

“Ekskomunikimi - Histori e Fshehur”

Publicisti Krasniqi shprehet se me këtë libër është munduar që të ndërthurë aspektet e historisë politike me ato të historisë së komunikimit brenda një periudhe të gjatë kohore.

Për të folur më shumë rreth këtij libri, portali ‘tesheshi.com’ zhvilloi një bisedë të shkurtër dhe modeste me vetë autorin, prof. dr. Milazim Krasniqi.

Bisedoi: Shkëlzen Rrecaj

Krasniqi, urime për botimin e këtij libri! Keni zgjedhur një titull mjaft interesant, por a mund të na tregoni se cila është materia e këtij libri?

“Ekskomunikimi – histori e fshehur” është një përpjekje imja që të shikohet nga perspektiva historike çështja e formave të komunikimit dhe të medies që prej ilirëve e deri në ditët tona.

S’do mend se kemi të bëjmë me një periudhë e gjatë kohore, periudhë që karakterizohet me mungesë drastike të të dhënave, sidomos të periudhës antike të Ilirisë, pra periudhës së hershme e mesjetës e shqiptarëve. Kjo e vështirëson shumë këtë fushë dhe mu për ketë arsye shumica e studiuesve i janë shmangur studimeve të kësaj periudhe. Ndërsa ne sot kemi boshllëk të madh në studimet e kësaj periudhe, gjë që reflektohet keq në formimin akademik po dhe në identitetin e shqiptarëve të sotëm.

Përpjekja ime, në fakt, është që përmes metodës kritike të njoh aspektet e kësaj periudhe, historinë politike dhe historinë e komunikimit. Unë besoj se nuk i kam zgjidhur të gjitha problemet dhe dilemat, të cilat as që i pretendoj se mund t’i zgjidh, por mendoj se së paku këto teza do të zgjojnë një interesim për studiuesit e ardhshëm. Në këtë pikëpamje, unë kam marrë mundimin për ta riinterpretuar historinë e të kaluarës sonë, pasi që fund të fundit shumica e ngjarjeve që e karakterizojnë këtë libër janë të njohura për historinë tonë, por janë interpretuar me metoda të tjera dhe rrjedhimisht kanë dalë rezultate të tjera. Riinterpretimi i këtyre ngjarjeve, episodeve, personazheve, në fakt më ka sjell në disa përfundime që janë të ndryshme nga ato të shumicës së historianëve shqiptarë të cilët janë marrë me çështjet e Ilirisë dhe të shqiptarëve. Fjala vjen shumë prej arkeologëve dhe historianëve shqiptarë, si p.sh. Zef Mirdita, Skënder Anamali e shumë të tjerë janë të mendimit që romanizimi nuk ka ndikuar në asimilimin e ilirëve. Ndërsa mua më ka rezultuar se shumica e ilirëve janë romanizuar dhe gjunjëzimi më tragjik i ilirëve ka ndodhur pikërisht në periudhën e sundimit romak.

Po ashtu shumë prej këtyre historianëve kanë thënë se periudha më fatale ka qenë periudha e sundimit osman, ndërsa mua më ka rezultuar se është krejtësisht e kundërt dhe se periudhë fatale për ne shqiptarët ka qenë sundimi romak, bizantin dhe veçmas ai serb i Mesjetës, të cilët kanë bërë një proces të tmerrshëm të asimilimit edhe i shndërrimit të arbërve ose të shqiptarëve në sllavë, proces ky që është ndërprerë përfundimisht me ardhjen e osmanëve në Ballkan. Pra krejt ky spektër i riinterpretimit që u kam bërë këtyre periudhave në të vërtetë hap një dimenzion tjetër në lidhje me të kaluarën tonë dhe në fakt e ndryshojnë pamjen për miqtë dhe armiqtë, për ata që na kanë ndihmuar dhe për ata që na kanë dëmtuar. Kështu që këto konstatime sado që janë në formë iniciale, ato mund të shërbejnë për projekte serioze në këtë drejtim.

Nga leximi që i bëra librit, pashë se ju jeni munduar ta pasqyronin rolin e medies në formimin e kombit shqiptar dhe në kulturën tonë në përgjithësi?

Po, është e vërtetë. Jam munduar që të vë në spikamë çështjen e rilindjes kombëtare dhe rëndësinë që e kanë pasur themelimi i medieve në këtë proces shtetformues dhe në kulturën tonë kombëtare. Është paraqitur një gjeografi e këtyre medieve si në diasporë, ashtu dhe nëpër gjithë botën, programet e tyre, etj. Pastaj është trajtuar çështja e medieve në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi dhe i kam nxjerr disa rezultate që besoj më parë kanë qenë të fshehura, për shkak se duke jetuar gati 100 vjet nën ish-Jugosllavi, histografia shqiptare i ka fshehur shumicën e fakteve për gjenocidin që ka bërë Serbia në Luftërat Ballkanike, në pushtimin e parë të Kosovës dhe e tërë kjo për pasojë ka patur edhe ndalimin e komunikimit në gjuhën shqipe e kështu me radhë.

Në anën tjetër po ashtu janë pasqyruar edhe problemet e reja që kanë dalë në komunikimin e medieve në Kosovën e lirë, pas vitit 1999, ku tashmë është instaluar një status neokolonial i Kosovës nga faktori ndërkombëtar, i cili përmes sponsorizimit të tyre kontrollon mediet në forma perfide. Pra, kemi të bëjmë me një tregim pa fund lidhur me mediet, komunikimin dhe historinë e shqiptarëve e që është një histori e cila në pjesën më të madhe të saj është fshehur nga publiku dhe i është dhënë vetëm ajo pjesë për të cilën ka qenë e interesuar që ta prezantojnë si të tillë politika dhe historiografia sllave e që në të vërtetë e ka deformuar në masë të madhe botëkuptimin e shqiptarëve për veten e tyre.

Çfarë fsheh ky titull?

Titulli “Eskomunikimi – Histori e Fshehur” mendoj se është një gjetje e duhur i cili ravijëzon problemin kyç të historisë së ilirëve dhe shqiptarëve, pasi që historiografia jonë në masë të madhe e ka fshehur faktin se ilirët në periudhën romake kanë qenë populli i diskriminuar dhe i ekskomunikuar. E vërteta është se ata nuk kanë patur të drejtat më elementare, madje as të drejtën e ekzistencës fizike nëse nuk kanë pranuar që të shndërrohen në atë që atëherë njihej si civitas, pra qytetarë romakë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në periudhën bizantine dhe periudhën serbe, ku arbërit kanë qenë të obliguar të deklarohen ose si helenë ose si sllavë dhe kjo në të vërtetë ka prodhuar një asimilim masiv të ilirëve dhe shqiptarëve në romakë, helenë dhe sllavë. Pra ideja është që të zbulohet pikërisht pasoja e këtij statusi të një populli të ekskomunikuar, të përjashtuar e të diskriminuar dhe ne sot i jetojmë këto pasoja. Pasardhësit e ilirëve prej një populli të shtrirë në gjithë Gadishullin Ballkanik, kanë mbetur sot një komb i vogël në këtë hapësirë dhe kjo ka ardhur si pasojë direkte e presioneve e diskriminimeve dhe mbi të gjitha ekskomunikimit që kanë zbatuar pushtuesit e vjetër, në veçanti ata romakë, bizantinë dhe sllavë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Soros kritikon politikën e largimit të myslimanëve: Trump po ndihmon ISIS-in

Soros kritikon politikën e largimit të myslimanëve: Trump po ndihmon ISIS-in

Analisti maqedonas, Ordanovski: Çdo ditë e humbur për shtetin ligjor, ditë e fituar për shtetin politik

Analisti maqedonas, Ordanovski: Çdo ditë e humbur për shtetin ligjor, ditë e fituar për shtetin politik

PD kërkon ndihmën e Prokurorisë për ministrin e Shëndetësisë: 1 milion lekë dëm në shtet

PD: Check up-i, një megaaferrë koruptive, qeveria vodhi 1 miliard e 700 milion lekë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni