Milan fiton 1-0 derbin me Inter dhe kualifikohet më tej në Kupën e Italisë. Ndeshja e luftuar, ka patur fitoren si objektiv të secilës skuadër, për shkak të humbjeve radhas që skuadrat kishin pësuar në kompeticionet e tjera. Megjithatë gjithçka u luajt brenda logjikës së sportit, pa përplasje të egra apo sjellje antisportive. 90 minutat u mbyllën në barazim pa gola, me raste sporadike nga të dy palët.
Por ndeshjet e Kupës në Itali luhen me një takim të vetëm, ndaj ishin të nevojshme shtesat. E aty, trajneri kuq e zi Gatuso ndërron sulmin, duke zëvendësuar Cutronen me Kalinic. Ishte pikërisht 19-vjecari që në minutën e 104-t të ndeshjes, shënon golin e fitores, heq bluzën për të festuar, hedh trajnerin Gatuso përpjetë dhe ngre të gjithë stadiumin në këmbë. Interi ishte i pafuqishëm për të barazuar dhe gjithçka u mbyll me fitoren e Milan.
Trajneri Gatuso deklaroi pas ndeshjes se fitorja nuk ishte zgjidhja e problemeve tek klubi kuq e zi, por gjithsesi, shton optimizmin për të punuar të qetë në ditët që vijojnë. “Ishte fitore e vuajtur dhe e luftuar. Unë nuk jam një trajner i prerë për Seria A, por ama vdes kur fitoj e dua ta bëj gjithmonë këtë. Djemtë më ndoqën dhe arritën me djersë rezultatin. Jam shumë i lumtur, më i lumtur se kur e mundja Interin si lojtar në fushë” – ka qenë komenti i sinqertë i Gatusos. /tesheshi.com/