Gazetari Milaim Zeka, djegien e veturës së kryegjykatësit Hamdi Ibrahimi e ka quajtur vepër të ligë të kryer nga njerëz të ligë.
Ai thotë se në Kosovë policia duhet të ruajë një gjykatës, prokuror, e gazetarë të mirë e jo politikanët.
“Ne qytetarët e këtij vendi, sidomos kori i vogël i gazetarëve të ndershëm, duhet të shqetësohemi kur jetojmë në një vend, që edhe kryetari i një gjykate sulmohet. Dhe ky sulm kryhet, thjeshte për të trembur të gjithë neve, që duam ta luftojmë të keqen.
Kosova është vend ku një gjykatës i mirë, një prokuror i mirë, një gazetar i mirë, duhet ruajtur nga policia e shtetit. Politikani i këtij vendi s’ka pse ruhet”,- thotë Zeka në një postim të tijin në Facebook./tesheshi.com/