Deputeti kosovar Milaim Zeka, doli para trupës gjyqësore për masën e arrestit, i akuzuar për kërcënim ndaj prokurorit Afrim Shefkiu, i cili ka hetuar një aferë të tij me vizat. Duke qenë se i ka përmendur Kanunin, deputeti Zeka u detyrua që të sqarojë se kjo fjalë nuk përbvën kërcënim, e për këtë solli një ilustrim me personazh presidentin Thaçi.
“Vetë presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar publikisht se do te merrem vesh me kanun me familjen e Gani Gecit, Haki Imerit e plotë. Domethënë Kanuni nuk nënkupton kërcënim. Unë kam dëgjuar edhe gjatë procesit tim gjyqësor 4vjeçar me EULEX-in edhe gjyqtarët e EULEX-it ju kanë referuar kanunit si e drejtë zakonore dhe aty edhe ose se kam kuptuar mirë Kanunin për mua Kanuni nënkupton marrëveshje dhe pajtim”, ka thënë Milam Zeka.
Gjithsesi ai i ka kërkuar ndjesë prokurorit Shefkiu.
“Afrimit i kërkoj falje publikisht nëse e ka marrë personalisht, unë kam familje dhe nuk jam rrugaç me e kërcënuar”, deklaroi Zeka.
Megjithatë, gjykata e la në paraburgim. /tesheshi.com/