Pas dy goditjeve që mori, së pari nga vetëvendosësi Frashër Krasniqi e më pas nga drejtësia kosovare ku e ndaloi për 48 orë, deputeti i NISMA-s Milaim Zeka megjithatë ka fituar lehtas një raund duke lënë burgun pasi i është shqiptuar masa e “arrestit shtëpiak” për 30 ditë.
Këtë e ka konfirmuar Gazmend Haliliaj, avokat i Zekës, i cili ka thënë se do të ankohet ndaj këtij vendimi dhe synon që klineti i tij të jetë plotësisht i lirë.
Zeka dje pak orë para arrestimit zhvilloi një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj ku sipas deklaratës qeveritare kanë diskutuar për zhvillimin aktuale politike.
Zeka dyshohet se së bashku me partnerin e tij të biznesit, Ilir Krasniqit, kanë mashtruar qytetarë për viza pune në Gjermani. /tesheshi.com/