Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, pak orë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për të zgjedhur qeverinë ka ngacmuar deputetët e LDK-së dhe VV-së.
Ai ka thënë se deputetët të cilët nuk do ta votojnë Ramush Haradinaj për kryeministër, i janë bashkuar Rakiçit e Vuçiçit.
Sipas, Zekës ata të cilët janë ngritë në këmbë e ku përmend edhe Isa Mustafën e deputetë të VV-së, nuk po ia duan të mirën Kosovës.
“Ata që janë ngritur me këmbë e me duar, kundër Ramushit, dashur e padashur, janë futur nën strehën e Beogradit. Veprimet e tyre janë100 % në linjë të Beogradit. Këtyre ju ka mbetur vetëm edhe një marrëzi: ‘të dalin deri te stacioni i autobusave, edhe ti nisin njerëzit për Beograd!’
Bëni edhe këtë çmenduri deri në ora 16:00, që të paktën kur Rakiçi kthehet nga Beogradi, këta shkojnë andej. Nëse ka mundësi Isen me disa të VV-së me i hypë në ulësen e parë, jo për diçka, po mos helbete po ju ikën kush prej autobusit…
Rugova për inat të Beogradit e bëri Ramushin kryeministër, edhe ne sot me emër të Zotit!”, ka shkruar Zeka. /tesheshi.com/