E fundit nga përvoja saudite e Ronaldos është një akt i tij fetar, duke ngërthyer brenda një çasti të krishterin e lindur me muslimanin në tentativë.
Portugezi, i ndodhur në tokën ku Zoti, me anë të të fundit Profet, Muhamedit, do shpallente Islamin si besimin që duhej të ndiqnin e praktikonin njerëzit kudo në botë, ka bërë fillimisht kryqin e më pas ka rënë në sexhde, duke miksuar kështu dy besimet kryesore me bazë abrahamike me një ndarje thelbësore doktrinare te figura e Jezuit, ose Isai në origjinal. Gjithsesi, sipas Islamit, Ronaldo ka bërë atë që ka bërë dhe Isai, si dhe të gjithë profetët, duke nisur që nga i pari, Adami(Ademi në origjinal), njëherësh dhe njeriu i parë: rënia në sexhde si nënshtrim e adhurim i krijesës ndaj Krijuesit.
Kështu, jeta saudite e Cristianos duket se e ka vënë atë në një dualitet fetar, gjë e shprehur dhe në aktin e tij miksues.
Në një tjetër lexim, në pak sekonda ai kalon në akt konvertues: nga Krishtërimi në Islam. /tesheshi.com/