Fundi i Luftës së Ftohtë ishte një fitore e përbashkët, por Perëndimi e deklaroi veten fitimtar pa menduar për qëndrimin e Rusisë, tha ish-udhëheqësi i fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Ai e tha këtë në një intervistë me gazetën gjermane Ëelt am Zontag, përpara përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor.
“Së pari, SHBA e shpalli veten fituese. Ata nuk u shqetësuan duke menduar se Rusia, e cila kishte bërë kaq shumë për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe garës së armëve, do ta pranonte atë. Ata nuk menduan se si do të ndikonte kjo në marrëdhëniet Rusi-Perëndim”, tha Gorbachev.
Sipas tij, Perëndimi filloi të veprojë sikur të ishte lejuar të përdorë forcë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të KB, të shkelë marrëveshjet ndërkombëtare, të prezantojë kushtet e veta …
“Në vend që të krijonin një arkitekturë të re të përbashkët të sigurisë në Evropë, zgjerimi i NATO-s u fillua dhe aleatët e shpallën veten një garantues të paqes brenda dhe jashtë kontinentit tonë”, tha Gorbachev.
Siç theksoi ai, politikanët e Perëndimit nuk e kaluan provën e një epoke të re.
“Aty është rrënja dhe shkaku i të gjitha problemeve të sotme”, përfundoi Gorbachev, duke shtuar se tani politikanët po bëhen të vetëdijshëm se izolimi i Rusisë po dëmton të gjithë.
Ai arriti në përfundimin se duhej të punohej së bashku për të gjetur zgjidhje që do t’i përshtatej të gjithëve. /tesheshi.com/