Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka vizituar emigrantët e vendosur në Teksas, ku si pasojë e mbipopullimit ata po detyrohen të qëndrojnë në qendrat e paraburgimit.
Gazetarët që e shoqëruan Pence e përshkruan objektin si “të tmerrshëm”. Një grup njerëzish pranë rrethojave bërtisnin në drejtim të kamerave, “s’kemi dush, s’kemi dush!”
Pence tha se ajo që ai pa ishte dëshmi e një sistemi të përmbysur. “Nuk është aspak impresionuese ajo që po ndodhë këtu”, tha ai.
Ai shtoi se Presidenti Donald Trump e dërgoi atë në këto qendra në mënyrë që “populli amerikan të shihte se çfarë po ndodh”. /tesheshi.com/