Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mijëra studentë të sapodiplomuar të Kosovës mbesin të papunë

by Te Sheshi
20/02/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Mijëra studentë të sapodiplomuar të Kosovës mbesin të papunë

Nga Bashkim Kastrati

Mijëra studentë të Kosovës që përfundojnë studimet në universitetet publike dhe private mbesin të papunë. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në universitetin e Prishtinës gjatë vitit 2013-2014, numri i të diplomuarve në studimet bachelor dhe master është 7 mijë e 621, prej tyre 6 mijë e 628 të diplomuar në bachelor, e 993 të tjerë studentë të diplomuar në master.

Numri më i madh i studentëve të diplomuar sipas ASK-së, del të jetë Fakulteti Ekonomik me 1 mijë e 312 studentëve në vit, e më pas prin Fakulteti i Edukimit. Por, nëse bëjmë krahasimin e të diplomuarve në aspektin gjinor, del se femrat prin në të gjithë fakultetet, përveç inxhinierisë, arkitekturë dhe ndërtimtari.

Ndërsa sa përket numrit të të regjistruarve për herë të parë në vitin akademik 2014-2015 në të

gjitha universitetet publike, numri i tyre sillet 44 mijë e 84 studentë, ku përfshihen studentët e nivelit bachelor dhe master.

Por, vetëm një numër i vogël i të diplomuarve arrijnë që të gjejnë punë në tregun e Kosovës. Një nga problemet janë drejtimet që kanë studiuar studentët. Për shembull brenda një viti diplomohen qindra studentë në drejtimet e ekonomisë, juridikut, sociologjisë, edukimit, pedagogjisë, psikologjisë etj., dhe tregu i Kosovës nuk ka mundësi që të ofrojë vende punë as për së afërmi për këta të sapodiplomuar.

Dukagjin Pupovci, drejtor i Qendrës për Arsim e Kosovës (KEC) dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për tesheshi.com se shifra e përmendur më lartë është vetëm një e treta e studentëve që është dashur të diplomojnë, sepse të tjerët janë vonuar me këtë proces. Ai thotë se edhe ky numër është i madh për kapacitetet e tregut të punës në Kosovë, por realiteti është se ne kemi një popullsi të re dhe se mundësitë e saj për punësim rriten nëse marrin një diplomë universitare.

“Ajo që duhet të bëhet është që kjo diplomë të garantojë cilësi, në mënyrë që bartësi i saj të mund të punësohet edhe jashtë vendit po qe nevoja. Pastaj, nuk duhet harruar se, përkundër papunësisë së lartë, disa sektorë në Kosovë vuajnë për njerëz të kualifikuar, si është sektori i teknologjisë së informacionit, dhe mungesa e njerëzve të kualifikuar shkakton edhe stangim në zhvillimin ekonomik”, thotë Pupovci.

Rinor Qehaja, drejtor në Institutin për Studime dhe Edukim “EdGuard”, ka thënë për tesheshi.com se numri prej 7 mijë e 621 të studentëve të diplomuar vetëm nga universitetet publike, padyshim që është i madh dhe në disproporcion me kërkesat e tregut të punës, mirëpo nuk është shqetësues vetëm numri, po aq sa profilet e të diplomuarve që futen në treg të punës.

“Programet aktuale të ofruara nga universitetet në Kosovë janë të vjetruara dhe në shpërputhje me kërkesat e tregut. Pra, më shumë ekziston një korrelacion në mes të profileve dhe mundësive në punësim sesa me numrin e të diplomuarve”, thotë Qehaja.

A janë të përgatitur studentët e sapodiplomuar për tregun e punës?

Duke marrë parasysh numrin e madh të studentëve, kriteret e studimeve që edhe e determinojnë cilësinë e studimeve, mund të themi se universitetet publike dhe ato private nuk ofrojnë studentë të përgatitur për profesione të ndryshme. Për shembull në disa panaire të punësimit që janë mbajtur në Prishtinë, pronarët e bizneseve nuk kanë pranuar asnjë të diplomuar në ekonomi si kontabilist, pasi që sipas tyre nuk i njohin gjerat elementare praktike për të kryer këtë punë. Pra sektori privat kërkon përgatitje praktike profesionale, aftësi këto që aktualisht nuk ofrohen në universitetet publike e as private. Prandaj duke marrë parasysh këtë situatë, duhet rritur cilësia e arsimit e cila është mjaftë sfiduese që të realizohet.

Dukagjin Pupovci thotë se numri i madh i studentëve dëmton cilësinë, nëse është i vogël numri i mësimdhënësve, e kjo është situata në shumicën e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka pak kuadro të kualifikuara për punë në institucione të arsimit të lartë, prandaj njerëzit e njëjtë lëvizin prej një institucioni në tjetrin, gjë që nuk u lejon t’i kushtojnë kujdesin e duhur studentëve.

“Nëse ndodhë kështu, atëherë ka rrezik që studimi të shndërrohet në formalizëm, pra që studenti, pa shumë mund, t’i kryej obligimet e veta, ose të përfitojë njohuri të mangëta që nuk e aftësojnë sa duhet për tregun e punës”, thotë profesori Pupovci.

Ndërsa Rinos Qehaja thotë se cilësia e arsimit jodomosdoshmerisht është e lidhur me numrin e lartë të studentëve, sipas tij, cilësia është shumë e ndërlidhur me kualitetin në atë se si jepet dija dhe jo numrit që u ofrohet, por thotë se numri i madh i studentëve është indikator i kritereve të ulëta të pranimit, dhe për rrjedhojë ka studentë të papërshtatshëm për profile të caktuara.

Ndërsa duke folur se sa janë të gatshëm apo sa përgatitën në universitetet publike dhe private studentët për tregun e punës, Qehaja thotë se sistemi i arsimit të lartë në Kosovë nuk ofron si tërësi studentë të përgatitur për tregun e punës.

“Kjo ndodh për arsye të thjeshtë që i tërë sistemi arsimor nuk ka kurrfarë ndërlidhje me bizneset dhe kërkesat reale të tregut. Programet që ofrohen janë shumë teorike, që në asnjë mënyrë nuk pajisin studentët me dije të nevojshme. Për më keq edhe ajo anë akademike që mësohet nuk është e përditësuar as në mënyrë akademike e lëre më në përputhshmëri me shkathtësitë e kërkuara”, theksoi Qehaja. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Rastësi? Binjaket martohen në të njëjtën ditë, detyrohen të varrosin bashkëshortët po të njëjtën ditë

Rastësi? Binjaket martohen në të njëjtën ditë, detyrohen të varrosin bashkëshortët po të njëjtën ditë

Statistikat: Shqipëria është rrudhur, nuk i ka 3 milion banorë

Statistikat: Shqipëria është rrudhur, nuk i ka 3 milion banorë

Kim Mehmeti, mesazh portaleve shqiptare: Mos i shërbeni djallit (BDI-së); ata e kanë ofenduar profetin, jo unë!

Kim Mehmeti, mesazh portaleve shqiptare: Mos i shërbeni djallit (BDI-së); ata e kanë ofenduar profetin, jo unë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni