Me dhjetëra e mijëra njerëz janë përshëndetur nga Muhammad Ali, ikona e shekullit XX, i cili vdiq të premten e kaluar në moshën 75 vjeçare.
Boksieri legjendar është varrosur në qytetin e tij të lindjes në Louisvillu, në prezencën e familjarëve dhe miqve të tij.
Pas varrimit është mbajtur mbledhje komemorative.
Pas faljes së namazit të xhenazës, autokolona me trupin e boksierit legjendar parakaloi nëpër rrugët e qytetit të lindjes së legjendës së boksit deri te varrezat në Cave Hill.
Siç ka lajmëruar zëdhënësi i familjes, Ali ishte qytetar i gjithë botës, andaj edhe dëshira e tij ishte që njerëz nga të gjitha sferat e jetës të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Në komemoracionin e organizuar për nder të Muhammad Ali kanë marrë pjesë personalitete të shumta, si: ish presidenti amerikan Bill Clinton, mbreti i Jordanit Abdullah II, aktorët Arnold Schwarzenegger, Will Smith dhe Billy Crystal, ish kampionët botëror të boksit Sugar Ray Leonard, Lennox Lewis, Evander Holyfield, George Foreman, Larry Holmes, gjigantët e basketbollit Kareem Abdul-Jabbar, personalitete të shumta nga bota e sportit, argëtimit, filmit, politikës, si dhe shumë miq dhe dashamirë tjerë, të gjithë ikona të shekullit XX.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shkurtuar vizitën e tij në SHBA, ku ka marrë pjesë vetëm në ceremoninë e faljes së namazit të xhenazës.
Kampioni i trefishtë botëror në kategorinë e rëndë, Ali ishe i respektuar nga gjithë bota për shkak të karrierës së tij si dhe aktiviteteve në luftën për të drejtat e njeriut. /tesheshi.com/