“Të hënën në Luksenburg do t’u propozoj ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Europian që të zgjerojmë misionin Eunavfor Med (i krijuar për përballimin e emergjencave të migracionit) në ujërat e Libisë, nëse qeveria libaneze do ta kërkojë. Kam folur tashmë me kryeministrin Al Sarraj”.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, duke shtuar se “do të flitet edhe për trajnimin e rojeve bregdetare libiane dhe shtrirjen në Mesdheun Lindor”. /tesheshi.com/