Pas një disfate dëshpëruese në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, a mund të mbijetojë partia e Francois Mitterrand?
Socialistët janë romantikë.
Ata i duan ikonat dhe ritualet e tyre
Ata janë të lidhur pas historisë.
Ata besojnë në vazhdimësinë e betejës.
Ata e shohin veten sikur mbartin pishtarin, ndezur për herë të parë nga heronjtë e së kaluarës, në mjekrat dhe kapelat e tyre republikë.
Për socialistët, partia ka një kuptim që shkon përtej ulje-ngritjeve të fatit elektoral.
Partia strukturon mendimet e tyre dhe kushtëzon miqësitë e tyre.
Në një mënyrë që e tejkalon politikën e thjeshtë, ajo luan një rol real në jetët e tyre.
Të jetosh në një botë ku partia nuk ka më rëndësi – kjo do të ishte një formë ekzistence e cunguar dhe boshe.
E megjithatë në Francën e sotme – nëse beson disa komentatorë – bëhet fjalë për vetë mbijetesën e partisë Socialiste.
Dhe besimplotët janë kapur gafil.
Shenjat e vdekjes së mundshme janë sigurisht të forta.
Në zgjedhjet presidenciale, kandidati socialist, Benoit Hamon, u hodh jashtë gare në raundin e parë, me vetëm 6.36 për qind të votave.
Rezultati ishte më i ulëti arritur nga një kandidat socialist që nga ai i Aston Defferre me 5.1% në vitin 1969.
Edhe më keq se kaq, Hammon nuk u tejkalua, ai u zhdëp nga një tjetër kandidat i së majtës, Jean-Luc Melenchon, nga një lëvizje radikale “La France Insoumise”.
Melenchon mori 19.6 për qind të votave dhe më shumë se shtatë milionë vota – apo tre herë më shumë sesa rezultati i partisë Socialiste.
Sot, ai gëzon një popullaritet mbarëkombëtar që tejkalon me tepri atë të ndonjë lideri socialist.
Dhe ndërkohë, në ijen tjetër të partisë, qëndron një tjetër rrezik: presidenca e re e Emmanuel Macron.
Macron mund të mos duket si socialist, por e majta është bastioni ku enden ndjenjat e tij politike. Kjo është arsyeja përse ai zgjodhi të punojë nën Francois Hollande, një president socialist.
Tani që Emmanuel Macron ka partinë e vet – Republika në lëvizje (REM) papritmas në skenë është shfaqur një tjetër rival i fuqishëm politik që kërkon vota.
Partia Socialiste e gjen veten të bllokuar në një darë klasike. Nga të dyja anët ekzistojnë “lëvizje” të reja të fuqishme të vendosura për “kundërpërgjigje” ndaj sistemit të vjetër partiak.
Në zgjedhjet e afërta parlamentare, nëse votuesit dëshirojnë të mbështesin social-radikalët, ata do të zgjedhin Melenchon. Nëse do të duan social-liberalët, ata do të zgjedhin Macron.
Hapësira në mes po rrudhet drejt asgjësë.
E gjitha kjo do të ishte shumë më lehtë e përtypshme, nëse vetë partia Socialiste do të ishte në një farë forme për të përgatitur rikthimin. Por PS është e ndarë midis fraksioneve që në vetvete reflektojnë perspektivën e jashtme në ndryshim.
Nga njëra anë janë ato figura që kanë vullnetin të punojnë në aleancë me REM të Macron. Shembulli më ekstrem është ish-kryeministri Manuel Valls, që e ka përshkruar partinë Socialiste si “të vdekur” dhe më të rrjepur më shumë sesa karta e tij e anëtarësisë.
Nga ana tjetër, janë liderët – të tillë si ish-kandidati Benoit Hamon – të cilët ëndërrojnë për formimin e një opozite të re të krahut të majtë ndaj presidencës Macron, në aleancë me ekologjistët dhe radikalët e Melenchon.
Dhe në mes janë njerëzit që argumentojnë në favor të një mbikqyrjeje të fortë, duke mbështetur apo kundërshtuar Macron në varësi të çështjeve.
Problemi qëndron në faktin se nga lart nuk po shfaqet asnjë linjë e qartë, kështu që partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet parlamentare jo vetëm e demoralizuar, por edhe pa lidership dhe pa koherencë.
Nuk është habi që partia i druhet një spastrimi.
Për disa analistë, ajo që po ndodh është fundi i një cikli historik që daton 50 vjet më parë – që në asgjësimin e vitit 1969, në fakt, të Gaston Defferre dhe tronditjes ripërtëritëse që i dha të majtës franceze.
Në vitin 1969, partia Socialiste në Francë nuk ekzistonte.
Në vend të saj, ishte seksioni Francez i Internacionales së Punëtorëve, që ishte partia e Defferre, plus partitë më të vogla të lidhura me Francois Mitterrand dhe Michel Rocard. Dhe sigurisht, partia më e madhe e së majtës – komunistët.
Por rezultatet e vitit 1969, nxitën një seri ndryshimesh, që kulminuan me kongresin aq shumë të mitizuar të Epinajit, dy vjet më vonë, gjatë të cilit Mitterrand arriti të nxjerrë një bashkim të grupeve të veçanta dhe të themelojë partinë Socialiste të kohëve moderne, duke hyrë në një marrëveshje strategjike me komunistët – dhe duke i përfshirë ata në qeverinë e tij në vitin 1981 – ai më pas ia doli të zhvlerësojë të majtën ekstreme.
Dhe kursi i i historisë së socialistëve francezë u vendos për një brez të tërë.
Socialisti Francois Mitterrand fitoi presidencën në vitet 1981 dhe 1988. Por, në zemër të trashëgimisë së Mitterrand kishte një kontradiktë – ajo midis dogmës dhe realitetit, utopisë dhe tregut të lirë.
Mitterrand, me personalitetin e tij imponues dhe përdorimin cinik të pushtetit që mbante si president, ishte në gjendje ta tejkalonte këtë boshëllëk. Por, askush më pas nuk qe në gjendje të ndjekë shembullin e tij.
Ajo që të gjithë liderët pasardhës mundën të bënin ishte të riparonin. Hollande ishte mjeshtër i këtij lloj arti të “sintezës” politike. Për aq kohë sa mund të hartonte fjali, atëherë të gjitha palët ishin të kënaqura dhe kupa e shenjtë e unitetit socialist ishte e sigurtë. Deri tani.
Atëherë, a është kjo fazë historike drejt mbylljes?
Një argument thotë po. Sistemi i vjetër partiak po shkatërrohet. Media sociale dhe politika post-moderne po ndryshojnë marrëdhënien midis votuesit dhe kandidatit.
Strukturat e partisë janë të pavolitshme dhe jo reaguese. Parti të tjera në histori janë zhdukur.
Një herë e një kohë, ekzistonte partia Franceze Radikale që ishte një nga më të fuqishmet në këtë tokë.
Tani, ajo sa mezi llogaritet.
Ngjashëm, edhe partia Socialiste mund të mbyllë dyert, argumentojnë shumë njerëz, dhe bota e ideve politike nuk do të ishte aspak më e varfër.
Por, nuk duhen nxjerrë përfundime të nxituara.
Politika të reja mund të jenë në shpalosje të plotë ditët e sotme, por kush e di se çfarë shtrihet përpara. Ndjesitë dhe tradita ende llogariten – dhe trëndafili e grushti kanë qenë një ikonë e fuqishme.
Partia Socialiste nuk ka vdekur ende. /tesheshi.com/