Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Michael Moore, parashikim për zgjedhjet e afërta amerikane

Kush fiton sipas regjisorit me famë, i cili ngjan me fallxhor politik

by te Sheshi
12/10/2022
in Amerika, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Michael Moore, parashikim për zgjedhjet e afërta amerikane

Regjisori amerikan Michael Moore, i cili në vitin 2016 ishte një nga të paktët që parashikoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, tani pohon se demokratët do të festojnë një fitore të madhe në zgjedhjet e Kongresit në nëntor të këtij viti.

Moore kritikoi gjithashtu mediat, duke thënë se ato fokusohen në tema të parëndësishme.

Ashtu si sondazhet në vitin 2016 parashikuan një fitore dërrmuese të Hillary Clinton-it kundër Trump, kështu edhe këtë herë shumica e sondazheve parashikojnë se republikanët pothuajse me siguri do të fitojnë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta në Senat. Në të njëjtin drejtim po ecin edhe vlerësimet e mediave kryesore në SHBA.

Në korrik 2016, Moore shkroi një shkrim të titulluar “Pesë arsye pse Trump do të jetë president“, të cilin pothuajse askush nuk e mori seriozisht. Në fund doli se kishte të drejtë dhe shprehet se është i sigurt se kështu do të jetë edhe këtë herë.

Moore pretendon se demokratët do të mund të rrisin shumicën e tyre në Senat dhe se këtë do ta arrijnë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai parashikon gjithashtu se pjesëmarrja në votime do të jetë jashtëzakonisht e lartë.

Moore beson se demokratët do të fitojnë sepse republikanët nuk kanë pasur kurrë kandidatë kaq radikalë. Por arsyen kryesore të dënimit e sheh në kundërshtimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për heqjen e të drejtës së abortit në të gjithë territorin e SHBA-së.

Moore është kritike edhe ndaj mediave amerikane, sepse, sipas tij, ato i kushtojnë shumë rëndësi sondazheve dhe raportojnë për zgjedhjet më shumë si konkurrencë kandidatësh dhe personalitetesh individuale, sesa si pozicione, propozime apo politika kundërshtuese politike.

Sipas mendimit të tij, media dhe gazetarët janë shumë të rraskapitur ose tepër dembelë për të zbuluar rebelimin e liberalëve, të krahut të punës, të grave dhe të pakicave. Moore pretendon se këto zgjedhje do të jenë një “kryengritje masive e rezistencës civile jo të dhunshme”.

Moore thotë se republikanët kanë marrë më pak vota se demokratët në shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit dhe se ata ende “duhet të merren me fanatizmin, lakminë, shkatërrimin e planetit, dashurinë për armët dhe misionin për të minuar demokracinë”.

 Në nëntor do të mbahen zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit dhe një të tretën e Senatit, që për demokratët në pushtet mund të nënkuptojë humbjen e kontrollit mbi Kongresin dhe më pas edhe faktin që presidenti Joe Biden nuk do të jetë në gjendje për të zbatuar axhendën e tij pa atë mbështetje.

Aktualisht, demokratët kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, por ajo është e ngushtë në Senat – ata kanë 50 nga 100 senatorë, dhe nënpresidenti i SHBA-së vendos në favor të tyre kur numri i votave është 50-50. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Historia e dinastisë Porsche: nazistët, polemikat dhe brezi i ri i trashëgimtarëve

Historia e dinastisë Porsche: nazistët, polemikat dhe brezi i ri i trashëgimtarëve

Kolumnisti francez: Kartat e fundit të Putinit në luftën e tij aktuale

Kolumnisti francez: Kartat e fundit të Putinit në luftën e tij aktuale

Zemërimi amerikan me Saudinë për çmimin e naftës, ç’pritet të bëjë Uashingtoni?

Zemërimi amerikan me Saudinë për çmimin e naftës, ç’pritet të bëjë Uashingtoni?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni