Muzeu i Ferrarit do të hapë një ekspozitë në nder të pilotit legjendar të Formula One, Michael Schumacher, i cili do të mbushë 50 vjeç më 3 janar.
Ekspozita “Michael 50” në muzeun e Ferrarit në Maranello, do të mbahet në bashkëpunim me Fondacionin Keep Fighting të nisur dy vjet më parë nga familja Schumacher.
“Ekspozita u konceptua si një festë dhe një shenjë mirënjohjeje për pilotin më të mirë në historinë e Ferrarit”, tha kompania italiane.
“Ekspozita do t’i mundësojë publikut të zbulojë kontributin që Schumacher dha për zhvillimin e makinës si pilot dhe më vonë si një konsulent”, u shtua më tej.
Schumacher u shpall shtatë herë kampion i botës në Formula One dhe fitoi pesë tituj me Ferrarin.
Por piloti legjendar pësoi plagë të rënda në kokë pesë vjet më parë në një aksident ski.
Prej atëherë ai vijon në gjendje koma. /tesheshi.com/