Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mianmar: poeti që komandon një ushtri rebele

“Revolucioni është punë e poetëve dhe artistëve”, thotë njeriu që u rreshtua dhe krah rohinga-ve

by te Sheshi
30/07/2024
in Individualitet, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Mianmar: poeti që komandon një ushtri rebele

Nga Hannah Beech, New York Times

Në thellësitë e xhunglave të dendura në Mianmar, komandanti i një milicie rebel qëndron përballë 241 rekrutëve në ditën e tyre parë të trajnimit bazë. Trupat – pjesë e një rezistence që lufton kundër një diktaturë ushtarake jo popullore – u organizuan në disa rreshta sipas gjatësisë trupore.

Komandanti, Ko Maung Saungkha, ka ngritur një ushtri prej 1000 ushtarësh. Por prejardhja e tij nuk është ajo e një ushtarake. Përkundrazi ai është një poet, një nga të paktën tre liderët që udhëheqin forcat rebele në Mianmar, dhe që i frymëzon të rinjtë për të luftuar në vijën e parë të luftës brutale civile.

“Në revolucionin tonë, ne kemi nevojë që të na bashkohen gjithë, madje edhe shkrimtarët. Sidomos poetët”- thotë Maung Saungkha. Gjithsesi para rekrutëve të tij të rinj, ai mbajti një leksion të shkurtër pa ngjyrime letrare. Ushtarët, afro gjysma nga Yangon, qyteti më i

madh në Mianmar, mund të jenë joshur nga prania e tij në rrjetet sociale, që synon t’i drejtohet konceptit  romantik të rezistencës, apo të nxitur nga urdhri i juntës për rekrutimin e të gjithë të rinjve dhe të rejave.

Por asnjë varg me rimë – sado i bukur qoftë – nuk do t’u shpëtonte jetën në betejë. Për këtë arsye, ata duhet të mësojnë se si të gjuajnë me armë dhe të luftojnë. Xhungla ziente nga vapa. Gjatë orëve që pasuan, dhjetëra rekrutë u shembën përtokë nga i nxehti, rraskapitja fizike apo thjesht nga ezaurimi nervor.

Ko Rakkha, shefi i stërvitjes së komandantit Maung Saungkha, i mban ushtarët vazhdimisht në lëvizje. Përndryshe, thotë ai, për tre muaj nuk mund të jenë dot gati për të luftuar në vijën e parë. “Pavarësisht nëse je mjek, jurist apo poet, harroje të kaluarën dhe krenarinë.

Synimi i stërvitjes është të mësosh se si të mos vdesësh”-thotë Rakkha, gjithashtu një poet.

Mianmari është një vend i fiksuar pas poezisë. Këtu poetët janë njerëz të famshëm. Ata adhurohen, po aq sa në vende të tjera ndodh me aktorët apo sportistët. Dhe vargjet në gjuhën birmaneze, kanë qenë prej kohësh politike, dhe të përdorura enkas për të nxitur masat.

Përpara se junta ushtarake e Mianmarit të merrte kontrollin e plotë të vendit tre vjet më parë, Maung Saungkha kishte fituar reputacionin e një mjeshtri të letrave. Ai qëndronte përpara bashkisë në Yangon, duke recituar poezitë e tij kundër luftës. Por grushti i shtetit i ushtrisë

në vitin 2021, që rrëzoi një udhëheqje civile dhe i dha fund të gjitha reformave politike, e ndryshoi rrënjësisht sjelljen e tij.

“Fjalët janë armë të fuqishme. Por kundër ushtrisë, ne kemi nevojë për armë të vërteta”-thekson ai. Sipas traditës së poetëve të Mianmarit, Maung Saungkha kundërshtoi që në fillim rrëmbimin e pushtetit nga junta. Teksa pjesa më e madhe e udhëheqjes politike të vendit e injoroi apo edhe justifikoi persekutimin ushtarak të myslimanëve Rohingya, Maung Saungkha u rreshtua hapur në mbrojtje të kësaj pakice.

Madje u fut në burg për shkrimin e një poezie, në të cilën ai krahasoi një udhëheqës kombëtar dhe organin gjenital mashkullor. Që nga grushti i shtetit, janë vrarë të paktën 6 poetë, teksa junta ushtarake shtyp çdo lloj disidence. Sipas Unionit Kombëtar të Poetëve, më shumë se 30 poetë janë burgosur që pas grushtit të shtetit.

Me ndihmën e milicive të vjetra, tani kjo lëvizja rebele pretendon se kontrollon më shumë se gjysmën e territorit të Mianmarit. Pas një ofensive të bashkërenduar vjeshtën e vitit kaluar, rezistenca po kërcënon zonat e mëdha urbane. Megjithatë, zemra e vendit mbetet në duart e juntës.

Dhe ndërsa rezistenca thotë se numri i viktimave të ushtrisë së Mianmarit është i lartë, po vriten edhe shumë ushtarë nga milicia rebele. Ushtria Çlirimtare Popullore Bamar e Maung Saungkha, shkurt  BPLA, nuk lufton si një ushtri më vete. Trupat e saj, të cilat stërviten në pyjet e Mianmarit Lindor, mbështeten nga një milici lokale, dhe më pas dërgohen në ushtri të tjera rebele.

Që nga formimi i këtyre forcave në prillin e vitit 2021, më shumë se 20 ushtarë të BPLA janë vrarë në aksion. Në vitin 2022, Ko Linn Htike, gjithashtu poet, u plagos në këmbë nga bombardimet me mortaja, vetëm një javë pasi kishte përfunduar stërvitjen bazë. Iu deshën disa muaj që të shërohej. Ai nuk ka shkruar ende diçka mbi plagosjen e tij.

“Unë mund t’i duroj zhurmët e armëve, por jo atë të gjinkallave në vijën e frontit”-thotë Linn Htike. Maung Saungkha, nisi të shkruante poezi qëkur ishte fëmijë. Ai mori pjesë në konkurse të ndryshme për vargjet satirike. Por vetëm në adoleshencë, iu pranuan për botim poezitë e para.

Gjatë viteve 2010-2012,  Maung Saungkha studioi për inxhinieri kimike, dhe për një periudhë të shkurtër punoi në një fabrikë kremrash kundër rrezeve të diellit. Ai themeloi gjithashtu Shoqatën e Dashamirësve të Poezisë. Ky grupim tërhoqi shpejt vëmendjen e regjimit, që e vendosi nën mbikëqyrje.

Maung Saungkha është në fakt pjesë e një tradite të gjatë të poetëve politikë. Dikur, mbretërit birmanezë punësonin enkas poetë për të motivuar ushtarët në beteja. Lëvizja anti-koloniale u bazuar pikërisht tek poetët dhe shkrimtarët e tjerë që arritën t’i shpëtonin censorëve britanikë.

Por kur një gjeneral paranojak organizoi një grusht shteti në vitin 1962, duke krijuar një komb të njohur atëherë si Birmania, nën atë që do të bëhej gjysmë shekulli sundim ushtarak, ai synoi të godiste poetët dhe mendimtarët e tjerë të lirë. Një poet vdiq në një grevë urie në një burg.

Më vonë, poetët e ndihmuan në udhëheqjen e lëvizjeve demokratike, që u shtypën në mënyrë të përgjakshme. Në vitin 2015, ushtria lejoi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare pas shumë vitesh. Midis kandidatëve që garuan për Lidhjen Kombëtare për Demokraci, të udhëhequr nga liderja e opozitës Daë Aung San Suu Kyi, ishin gati një duzinë poetësh. Që të gjitha fituan.

Në Naypyidaë, kryeqytetin e ndërtuar nga junta, një ish-Ministër i Mbrojtjes e humbi mandatin e deputetit përballë një poeti që i kaloi vitet e tij në burg, duke i gdhendur vargjet e tij mbi copa plastike, pasi ia kishin ndaluar stilolapsat. Po atë vit, Maung Saungkha u burgos për shpifje për 6 muaj. Ai ishte 23 vjeç. Në burg do të shkruante:

“Poeti 23 vjeç e do lirinë.

Ai nuk vesh kurrë xhaketa.

Dhe i përbuz diktatorët…”.

Nëse bie junta, Maung Saungkha thotë se Mianmari do të ketë sukses vetëm si një federatë e barabartë e grupeve etnike. Në një skenar të tillë, ushtria e tij, do të jetë vetëm një milici me karakter etnik. Ai është i rezervuar ndaj mundësisë së ndonjë roli të ardhshëm në qeveri.

“Revolucioni është punë e poetëve dhe artistëve. Ndërsa politika është puna e dikujt tjetër”-thekson ai.

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Një ish-ambasador izraelit në Ankara: Ja ç’mund të bëjë Erdogan…

Një ish-ambasador izraelit në Ankara: Ja ç’mund të bëjë Erdogan…

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

Një Guantanamo izraelite për palestinezët

Një Guantanamo izraelite për palestinezët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni